Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nis sezonin në Kupë, Lila: Nuk zhgënjejmë

-

Qendërmbro­jtësi i Kastriotit, njëherazi edhe kapiteni i skuadrës, Vilson Lila, shprehet optimist për Kastriotin e këtij sezoni: "Skuadra e këtij sezoni është më e mira që Kastrioti ka pasur në Kategorinë e Parë. Të gjithë lojtarët e afruar, por edhe pjesa më e madhe e atyre që kanë qëndruar nga sezoni i shkuar, kanë eksperienc­ën e duhur, pasi në karrierën e tyre kanë ngjitur disa ekipe në Superiore. Edhe këtë sezon e shoh si të mundshëm arritjen e këtij objektivi, pasi, krahas cilësisë që ka skuadra, djemtë kanë mentalitet fituesi dhe më kryesorja është harmonia, e cila është pika jonë e fortë", u shpreh fillimisht kapiteni. I pyetur për ndeshjen e Kupës ndaj Vllaznisë, Lila tha: "Do ta vlerësojmë ndeshjen e Kupës, pasi është shumë e rëndësishm­e në aspektin psikologji­k të ekipit për vazhdimësi­në në kampionat. Do ta vlerësojmë edhe për vetë faktin që luajmë përpara tifozërisë sonë dhe prezantimi që do të bëjmë përpara tyre të jetë i kënaqshëm", ka mbyllur Lila. Uniforma - Merkato është vetëm njëra anë pozitive e krutanëve, pasi suksesi kërkon edhe një imazh serioz. Kështu, krutanët janë pajisur dje me uniformat e reja, dizajnuar dhe prodhuar nga kompania "Macron". Uniforma e re e krutanëve është e kuqe me anësore të bardha dhe me disa kuadrate të imëta të zeza, ashtu siç gjithmonë skuadra i ka pasur traditë edhe kur ishte në Superiore. Uniformat e reja do të prezantohe­n sot në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ndërsa drejtuesit janë munduar që të ruajnë ngjyrën e kuqe karakteris­tike të skuadrës së Kastriotit, por me një dizajn më të veçantë. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania