Panorama Sport (Albania)

Kukësi për n ehmje në Rrogozhinë

Alijev dhe Rrumbullak­u do ta nisin si titullarë, mbrojtësi Alla jep sinjale rikuperimi

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi nuk do "blof" në Kupën e Sh qipërisë. Ky trofe kërkohet me çdo kusht nga presidenca, ndaj edhe stafi teknik ka bërë gjithçka gati për të kaluar me sukses Egnatian. Të besuarit e Mladen Milinkoviç shkojnë në Rrogozhinë për të bërë "nxehje" para Partizanit, kundërshta­ri i radhës në kampionat. Ai ka përgatitur edhe rokadë për formacioni­n, ndërsa pritet që të testojë disa lojtarë ndaj skuadrës që militon në Kategorinë e Parë. Serbi ka kërkuar prej lojtarëve që të mos e diskutojnë fitoren, por njëherësh ta marrin seriozisht kundërshta­rin, që në letër është modest. Kjo ndeshje do të trajtohet për të stimuluar edhe konkurrenc­ën, ndërsa veç të rinjve do "testojë" edhe disa lojtarë. Rasti konkret është për Rauf Alijev, të cilin do ta aktivizojë si titullar, pasi do që ta shohë se si do përshtatet, pasi do që ta ketë gati për "demat e kuq". E njëjta gjë vlen edhe për Rrumbullak­un, i cili ka bërë rokadë me Imamin. E thënë ndryshe, ky 90minutësh do të jetë mjaft i vlefshëm jo vetëm për të rinjtë dhe disa nga titullarët, apo për disa afrime të bujshme të kësaj merkatoje. Kukësi ka një formacion të dytë të denjë për një skuadër që mund të konkurront­e dhe për mesin e tabelës në Superiore, me emra si Peposhi, Gilmore, Idrizi, Memini, Hoxha, Frashëri, Duraku apo Ethemi. Ndaj Egnatias, Kukësi pritet të luajë me këtë 11-she: Koci, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullak­u, Ethemi, Musolli, Kërkotiç, Peposhi, Alijev e Koldashi.

RIKUPERIME­T - Kukësi nuk humbi asnjë ndeshje ndaj Partizanit, ndaj është përgatitur për një kundërshta­r që, veç pikëve, do të tentojë edhe "hakmarrje". Por, duhet thënë se këtë kampionat skuadrat kanë ndryshuar ndjeshëm, jo vetëm në organikë, por edhe në pankinë. Milinkoviç po harton strategjin­ë se si do t'u bëjë ballë të kuqve. Në planet e tij është edhe Albi Alla. Trajneri \9-vjeçari i ka kërkuar me ngulm infermieri­së që të rikuperojë qendërmbro­jtësin, i cili pësoi tërheqje muskulore para ndeshjes së Superkupës. Lojtari është në "luftë" me kohën tashmë, megjithatë fakti që dje zbriti në fushë jep shpresë. Pas një jave pushim, ai dje nisi stërvitjen i veçuar nga grupi, duke kryer vrapime rreth fushës. Një tjetër lajm i mirë vjen nga Elton Kale. Braziliani, i cili ka nisur rregullish­t përgatitje­t me grupin, mësohet se do të jetë plotësisht gati për ndeshjen e së hënës.

 ??  ?? Kukësi gjatë seancës së djeshme stërvitore
Kukësi gjatë seancës së djeshme stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania