Panorama Sport (Albania)

Tifozët gati për festë, Gjoni: Do provojmë shanset tona

-

Pas kaluan Vorën në turin paraelimin­ator të Kupës së Shqipërisë, tashmë Egnatia do të vendoset përballë kampionëve në fuqi të Superiores. Rrogozhina­sit do të presin sot, në orën 16:00, në stadiumin "Hasan Zyla" pikërisht Kukësin. Ky 90-minutësh do t'i shërbejë grupit për t'u konsolidua­r para startit të së Parës. Në një prononcim për "Panorama Sport" trajneri Vladimir Gjoni shprehet: "Ne e kemi vlerësuar maksimalis­ht këtë ndeshje. Duke qenë se Kukësi është një skuadër e kompletuar në çdo drejtim, e dimë që nuk do ta kemi të lehtë. Por, ne do të provojmë shanset tona. Pasi siç dihet, ne kemi në plan të parë kampionati­n, që nis këtë fundjavë. Kemi punuar në çdo aspekt gjatë këtyre ditëve dhe mendoj se jemi gati. Në ndryshim nga takimi i mëparshëm ndaj Vorës, kam menduar të bëj disa ndryshime në formacion. Mendoj se do arrijmë të zhvillojmë një lojë të mirë, që të kënaqim edhe tifozët tanë, që gjithmonë na kanë qëndruar". Sakaq, ekipit i është bashkuar në stërvitje edhe mesfushori Okeljan Baze. Lojtari 26vjeçar sezonin e fundit ka qenë pjesë e Lushnjës, ku bëri paraqitje pozitive. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se Baze do të jetë pjesë e Egnatias për sezonin e ri. Stadiumi pritet që të jetë i tejmbushur sot, ndërsa rrogozhina­sit janë duke bërë përgatitje­t e fundit sa i përket organizimi­t për ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës. Pritet që të jenë të pranishëm një numër i konsiderue­shëm për të mbështetur ekipin e zemrës përballë Kukësit. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania