Panorama Sport (Albania)

Tirana ka “firo” para Besës

Kupa e Shqipërisë kthehet në "fiksim" për klubin, por në Kavajë nuk fitojnë prej 2009-ës

- ADELA MERKO

Orji Kalu ikën nga Ti rana. Pa nisur mirë aventurën me bardheblut­ë, nigeriani shpall "divorcin". Pas vetëm dy javësh në Shqipëri, ku as nuk është stërvitur, ai është larguar. Gjatë kësaj kohe, ai as nuk u stërvit, pasi fillimisht u tha se kishte hernie diskale. Por, e vërteta është krejt ndryshe. Mbrojtësi ka bërë shkresë zyrtare në klub, duke kërkuar prishjen e kontratës për motive familjare. Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra për shtyp, ndërsa shkruanin: "Mbrojtësi nigerian Orji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare. KF Tirana duke e mirëkuptua­r futbollist­in, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshj­es së firmosur më 31 gusht. Kalu nuk do të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. KF Tirana i uron suksese në të ardhmen". Si zëvendësue­s të Kalusë, bardheblut­ë shihnin Ervis Kajën, të cilit i bënë edhe ofertë 2-vjeçare. Megjithatë, bisedimet janë "bllokuar". Ndoshta, në klub po shohin ndonjë tjetër opsion për qendrën e mbrojtjes.

KUPA - Pasi siguruan Superkupën, tashmë bardhebluv­e të Ze Marias u kanë mbetur edhe dy "misione": ngjitja e menjëhersh­me në elitë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. Para se të nisin me të "panjohurën" (Kategorinë e Parë), do t'u duhet

që të luajnë me Besën për llogari të turit të parë në Kupë. Kushti i vendosur nga drejtuesit është i qartë: ky trofe duhet të mbetet në kryeqytet. Dhe rrugëtimi nis pikërisht sot në Kavajë, atje ku do të ndeshen me një kundërshta­r që e njohin mirë. Ulje-ngritjet e verdhezinj­ve

kanë bërë që ndeshjet mes tyre në vitet e fundit të jenë të pakta, por gjithsesi Tirana shifrat i ka kundër. Mjafton të shohësh përballjet direkte dhe e kupton që, për të fundit herë në stadiumin "Besa", kanë fituar më 15 shkurt 2009. Në atë vit, bardheblut­ë kanë fituar titullin

kampion, ndërsa golat e shënuar prej Xhafajt, Agollit dhe Memellit zhvlerësua­n barazimin e Mihanit.

EKSPERIENC­A - Nëse Lika, Karabeci, Daja, Kërçiku apo ndonjë tjetër kurrë nuk kanë luajtur në Kategorinë e Parë, e njëjta gjë nuk vlen për të gjithë bardheblut­ë. Edhe pse pesha e ekipit do të bjerë mbi emrat e përmendur më lart, Tiranës do t'i japë një dorë edhe eksperienc­a e 6 lojtarëve, që gjatë karrierës së tyre kanë milituar në inferiore. Bishaj, Turtulli, Çelhaka, Greca, Levendi dhe Qilimi e njohin këtë ligë, ndaj dashur pa dashur do të kthehen në një forcë e shtuar për skuadrën. Megjithëse Tirana ka ndërtuar një superekip dhe këtë e dëshmoi kundër Kukësit në Superkupë, tashmë do të vendoset përballë një sprove realisht të madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania