Panorama Sport (Albania)

Bizhdili: Nuk kemi objektiv në Kupë, këtë vit jemi për Superiore

Presidenti: Premtimin e mbajta, çdo repart është kompletuar

-

Besa është gati për Tiranën. Paradoks ose ironi e fatit, por dy ekipe që shpeshherë i kanë dhënë tonusin Kategorisë Superiore, këtë sezon do të luajnë në të Parën, edhe pse në grupe të ndryshme. Megjithatë, para se të nisë kampionati, do të përballen sot për llogari të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse ky trofe nuk është objektiv për kavajasit, presidenti Nexhat Bizhdili thotë se skuadra e tij do tentojë që të dëshmojë forcën e vet. Gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport", numri një i klubit thekson se ky është viti që Besa do ngjitet, ndërsa shpreson që t'i ndjekë edhe

Tirana. "Siç ju pata premtuar, dita-ditës afrova në ekip futbollist­ë në të gjitha repartet. Riktheva në Kavajë ishlojtarë­t vendas që kishin vite që ishin larguar, si Mihani, Hoxha, Duka, Kaja e tjerë. Nëse shihni mbrojtjen, ajo është e tëra kavajase me Hoxhën, Kullollin, Perjen e Bibën. Mesfusha gjithashtu me Mihanin,

Kajën, Dukën, Hoxhën e të tjerë, pa folur këtu për lojtarët jabanxhinj me vlera si Shabani, Oshafi, Kaloshi e të tjerë. Me ardhjen e Morinës, edhe sulmi kompletohe­t. Pra, kam një Besë që objektivin 'Superiore' e ka plotësisht të arritshëm", tha fillimisht presidenti. Ndërkohë që sot kavajasit do të luajnë sfidën

e parë dhe presidenti nuk e fsheh faktin se grupi që ai financon nuk mundet të jetë i suksesshëm në dy fronte, kampionat e Kupë. "Objektivi ynë primar, siç e dini, mbetet dalja në krye të grupit, thënë ndryshe rikthimi në Superiore. Shorti na ka vënë përballë Tiranën dhe sinqerisht nuk i doja që në turin e parë. Tirana mbetet Tiranë, edhe po të ishte në ligën e tretë. Nga ana tjetër, është fatkeqësi që dy ndër klubet më me emër në Shqipëri këtë sezon do të jenë pjesë e inferiores. Sa për objektivin, në takimin e nesërm ( sotëm), ne do bëjmë lojën tonë. Nëse arrijmë rezultat premtues për ndeshjen e kthimit aq më mirë, por jam koshient se Kupa e Republikës nuk mund të jetë objektivi ynë. Ne do të luajmë të tregojmë se sa vlejmë dhe çfarë force kemi. Gjithsesi i uroj edhe Tiranës suksese në Grupin B, duke besuar se ne dhe ata të jemi ekipet që do të rikthehen në elitë tjetër", përfundoi kreu i kavajasve. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania