Panorama Sport (Albania)

Tomori-Bylis në Skrapar, fanellat si para 17 viteve

Klubi i sigurt: Do të jemi surpriza e Kategorisë së Parë

- ERIS SYLYKU

Skuadra beratase vjen me kujtime historike në këtë vit futbollist­ik. Tomori ka prezantuar zyrtarisht fanellat e reja që do të veshin në sezonin 2017-2018, teksa ajo që ka rënë menjëherë në sy ishte rikthimi i fanellës së edicionit 1999-2000, kur beratasit kanë kapur majën më të lartë të suksesit në kampionat. Atë vit, ekipi i drejtuar nga Kristaq Mile ishte absolutish­t skuadra pretendent­e për të fituar titullin ndaj Tiranës, por që në fund iu rrëmbye gjithçka falë një ndeshjeje shtesë, e cila nuk ekzistonte në rregullore­n e atij viti. Në këtë mënyrë, drejtuesit aktualë kanë dashur të rikthejnë edhe njëherë atë simbol të lavdishëm. Ashtu si një vit më parë, edhe në këtë edicion beratasit do të përfaqësoh­en me sponsorin teknik "Ola1", e cila ka marrë në dorëzim edhe dizenjimin e kësaj fanelle. Në një prononcim për "Panorama Sport", klubi i Tomorit është shprehur qartë në lidhje me këtë surprizë për tifozët. "Jemi kujdesur në çdo detaj për të rikthyer edhe njëherë në kohë ato fanella që kanë shkruar kulmin më të lartë të historisë së Tomorit. Mendojmë se kemi bërë zgjedhje të mira në këtë drejtim, duke ditur që sezonin e shkuar kemi pasur mjaft kritika dhe pakënaqësi nga tifozët tanë. Këto fanella janë emblema e vërtetë e Tomorit dhe shpresojmë që kësaj here të jemi treguar në një mendje me sportdashë­sit e këtij klubi. Momentalis­ht kemi marrë edhe kompliment­et e para nga tifozët më të afërt të kësaj skuadre, ku këtë gjë e presim edhe nga pjesa tjetër e tifozërisë. Kërcënim ndaj Tiranës? Absolutish­t! Ne po provojmë të bëjmë diçka që nuk e ka bërë askush në drejtimin e Tomorit dhe besojmë se jemi në rrugën e duhur. Ky edicion do të jetë ndryshe për ekipin beratas, teksa synojmë t'i surprizojm­ë të gjitha skuadrat. I respektojm­ë të gjitha klubet dhe shpresojmë që gjithsecil­i prej nesh të luajë pastër dhe me dinjitet duke mos prishur garën", thanë beratasit.

KUPA E SH IPËRISË - Tomori do të luajë ditën e sotme në Skrapar ndeshjen e parë zyrtare, teksa shorti e ka përballur me Bylisin në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë. Ekipi i trajnerit Santiliano Dule pritet të vijë pa pretendime në këtë sfidë, duke ditur që do të aktivizohe­t me 11shen e dytë.

 ??  ?? Tomori i sezonit 1999-2000
Tomori i sezonit 1999-2000
 ??  ?? Tomori i sezonit 2017-2018
Tomori i sezonit 2017-2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania