Panorama Sport (Albania)

FSHF u fal 350 milionë lekë klubeve, ua mbyll gojën për tërë vitin...

Ja manovrat e federatës me taksën e regjistrim­it në garë

- GENTJAN ALINANI

Një mbledhje që du het të ishte mbaj tur dy javë më parë, minimalish­t kur ende nuk kishte filluar kampionati i Superiores, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur që t'u falë klubeve afro 350 milionë leke për regjistrim­in e tyre në garë. Diçka që ndodh vetëm në Shqipëri dhe një lëmsh që është prezent në federatë. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që klubet të mos paguajnë më për pjesëmarrj­en në aktivitete­t sportive. Sipas rregullore­ve, skuadrat duhej të paguanin disa miliona lekë si kuota për t'u regjistrua­r në çdo kampionat, por nga sot ata nuk do ta kenë një detyrim të tillë. Klubet e Kategorisë Superiore paguanin një kuotë pjesëmarrj­eje prej 1130500 lekësh (të rinj), ato të Kategorisë së Parë nga 810000 (të rinj) dhe të Kategorisë së Dytë nga 370500 lekë (të rinj).

ËSHTË MIRË- Sigurisht që nga njëra anë e medaljes, gjesti që bën FSHF-ja është diçka pozitive për klubet shqiptare sepse shërben si një lehtësi financiare. Ka shumë ekipe që kanë probleme të mëdha në këtë aspekt dhe buxhetet janë shumë të limituara, jo vetëm për ato të Kategorisë Superiore, por edhe për ato të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Me këtë lëvizje, FSHFja kërkon t'u vijë në ndihmë skuadrave që shfaqin probleme të këtij lloji dhe që në fakt

janë të shumta në numër.

U MB LL GOJËN- Por, ky nuk është synimi i vetëm që ka federata. Me anë të këtij veprimi, tenton t'u mbyllë gojën skuadrave dhe drejtuesve. Pse ndodh kjo? Taksa e regjistrim­it është një kuotë e caktuar e ndryshme për kategoritë

e ndryshme që klubet paguajnë për shërbimet që marrin nga FSHF, që do të thotë rrogat e arbitrave, vëzhguesve, delegatëve, topave, etj. Nëse në sezonin e kaluar mund të bëheshin disa klube bashkë dhe të ngrinin zërin kundër gabimeve trashanike të gjyqtarëve, apo arbitrimit të njëanshëm, tani nuk e kanë këtë "luks", ose më saktë do të mendohen mirë përpara se ta bëjnë këtë gjë, sepse minimalish­t nuk kanë paguar për shërbimin që po marrin. Diçka e tillë ndoshta i frenon klubet të kenë kërkesë llogarie ndaj mbarëvajtë­sit të garës, që në këtë mes është FSHF-ja. Ekipet po futen në një garë "qyl" dhe në fakt duhet t'u nënshtrohe­n urdhrave dhe t'u binden

vendimeve të FSHF-së, ndoshta edhe atëherë kur nuk janë të drejta.

Absurdi- Mirëpo, a e dini se ky vendim është marrë shumë vonë sepse tashmë klubet e Superiores e kanë paguar këtë shumë në arkat e FSHF-së? Burime të "Panorama Sport" konfirmojn­ë se klubet e kanë bërë pagesën në FSHF dhe tani po presin që ndoshta paratë t'u kthehen sërish. Në të kundërt, do të ishte një shkelje flagrante e rregullore­s, që klubet të luanin javën e parë ende pa u regjistrua­r sipas rregullave. Jo, se tani që ua fali këtë kuotë nuk është thyer rregullorj­a, por duke qenë se bëhet fjalë për para të falura, askush nuk e hap gojën...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania