Panorama Sport (Albania)

ieni esi, ar a sh e !u"en

Leo i jep leksion Dibalës, realizon një dopietë dhe frymëzon edhe golin e Rakitiçit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Barcelona hakmerret, Juventusi shkelet nga "mbreti" i mbrëmjes, Lionel Mesi... Pas disfatës |-1 në Kardif, kundër Realit të Madridit në finalen e Champions-it, "Zonja e Vjetër" rinis udhëtimin nga një humbje 3-0 e pamëshirsh­me ndaj një tjetër spanjollej­e. Në pranverë, në Torino, kishte përfunduar 30 për Juventusin në çerekfinal­en e vajtjes, ndërsa në kthim, në "Kamp Nou", përfundont­e pa gola dhe katalanasi­t eliminohes­hin. Por dje ishte një tjetër histori, sepse Mesi bëri diferencën, duke shënuar një dopietë, por duke frymëzuar edhe golin e Rakitiçit. Nuk është një ndeshje që vendos fatin e kualifikim­it për në 1€8-at, por pa dyshim që të marrësh 3 "shuplaka" që në start, në Europë, nuk është asnjëherë bukur. GODET MESI Barcelona-Juventus është bërë një klasike e Championsi­t në tri vitet e fundit dhe spektakli është i garantuar. Në "Kamp Nou" luhet hapur, pa markime të tepruara dhe me shpërthime në shpejtësi, por ndryshe nga çfarë pritej, janë bardhezinj­të ata që dominojnë në 15 minutat e para. Ai që lëshoi sinjalin e parë, në të 6ën minutë, ishte De Shiljo, nga distanca, me një të majtë të rrezikshme, që devijohet nga Ter Shtegen, ndonëse arbitrat nuk akordojnë goditje këndi. Më pas, ai që provoi sërish pa sukses ishte Pjaniç. Gjithsesi, Barcelona zgjohet dhe e bën me Suarezin, i cili detyron Bufonin në një pritje madhështor­e, pasi goditja e dënimit e Mesit ishte përplasur fillimisht në barrierë. Por, kundërpërg­jigjja e italianëve vjen menjëherë, në të 28-ën, kur Dibala lëshon Higuainin në zonë, por e majta e argjentina­sit është e dobët nga brenda zone. Ndeshja nxehet, ritmet rriten, por edhe tensioni, aq sa nisin të bëhen shumë gabime në pasim nga të dyja skuadrat. Në të 38-ën, Dembele i shkon shumë pranë avantazhit për vendësit, pasi De Shiljo i dhuron një top në zonë, por Sandro ndërhyn në momentin deciziv, duke e dërguar në goditje këndi topin. Kur mendohej se gjithçka në pjesën e parë do të mbyllej pa gola, Mesi dhe Suarez ndërtojnë aksionin perfekt. Në të |5-ën, argjentina­si kombinon me uruguaiani­n në hyrje të zonës dhe "Pleshti" nuk mendohet dy herë, por shkarkon të majtën e tij në rrjetë. Thjesht fenome-

nal...

DORËZOHET JUVENTUSI Pjesa e dytë për bardhezinj­të nis me një zotërim topi bindës, me Barcelonën që pret gabimin e italianëve dhe në të 52-ën i afrohet sërish golit, por këtë herë "predha" e Mesit stampohet në shtyllë. Juventusi nis

të vuajë kundërshta­rin dhe, të shtyrë edhe nga dëshira për të barazuar sa më shpejt ndeshjen, lënë shumë hapësira, të cilat Barça i shfrytëzon në të 56-ën. Mesi shpërthen nga e djathta dhe hedh në zonë një top që Sturaro e largon thuajse mbi vijën fatale, por Rakitiç

gjendet në kohën dhe në vendin e duhur dhe e shtyn në rrjetë sferën, me portën e boshatisur. 2-0 për spanjollët dhe tri pikët e para janë në "kasafortë". Alegri provon të ndryshojë diçka, duke hedhur në sulm edhe Bernardesk­in, por më kot, sepse Mesi është në natën e tij perfekte

dhe në minutën 69 mbyll takimin: niset në kundërsulm, lë në vend me një driblim Sandron dhe Barzaljin dhe godet saktë me të majtën nga jashtë zone. Bufon mbetet i ngrirë, Juventusi gjithashtu dhe emocionin e vetëm në pjesën e dytë e dhuron me Benatian, pas një

goditjeje me kokë, të cilën Pike e ndal me trup mbi vijën fatale. Bardhezinj­të "shijojnë" hakmarrjen e katalanasv­e, me të njëjtin rezultat të çerekfinal­es së muajit prill, në Torino. Këtë herë, ishte Mesi që i dha leksion Dibalës dhe i dhuroi tri pikët e para skuadrës spanjolle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania