Panorama Sport (Albania)

"Sa herë që ;eo prek topin, gjëra të mira ndodhin"

-

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është i lumtur që stërvit një futbollist universal si Lionel Mesi. Në fund të ndeshjes me Juventusin ishte e pamundur për të që të mos mbulonte me elozhe liderin e skuadrës së tij, por në të njëjtën kohë vlerësoi rëndësinë e kësaj fitoreje me italianët. "Pas një starti jo shumë të mirë nga ne, me daljen në Superkupën e Spanjës sidomos, pashë shumë skepticizë­m dhe shumë kritika ndaj nesh, shumë prej të cilave ishin edhe absurde. Të quash të humbur një skuadër me elementë të tillë është diçka jo e bukur dhe, pas ndeshjeve të para në kampionat, kjo me Juventusin është një fitore që na jep më shumë forcë, pasi treguam se cilët jemi. Pastaj, ta nisësh Champions-in me tri pikë përballë një rivali si Juventusi është një sinjal i fortë, pasi kishim përballë nënkampion­ët e Europës dhe i mundëm duke treguar klas, por në të njëjtën kohë e mbajtëm edhe portën të paprekur. Me kalimin e ndeshjeve, edhe loja jonë po kthehet në nivelet që të gjithë duam, por mund të bëjmë edhe më shumë se kaq. Mesi fenomenal? Çfarë të thuash për Leon... Sa herë që ai prek topin ose e ka në këmbë atë, vetëm gjëra të mira mund të ndodhin. Ai di të hapë hapësirë, di t'i ndryshojë ritmin ndeshjes, por di edhe të shënojë gola fantastikë. Ai në minutën e fundit të pjesës së parë na hapi rrugën e fitores. Dembele? Më pëlqeu, sepse punoi shumë, u sakrifikua deri në mbrojtje dhe shumë shpejt do të mësojë të gjitha mekanizmat e lojës së Barcelonës. Është në rrugën e duhur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania