Panorama Sport (Albania)

Alegri nuk fshihet: Nuk u treguam të ashpër me Mesin

?3e ekipe si /arça duhet të #uash ashpër, jo si $ëmë ne?

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri nuk ka ndër mend të fshihet, përkundraz­i pranon hapur supremacin­ë e kundërshta­rit dhe e analizon me detaje sfidën. Trajneri i Juventusit nuk është aspak i kënaqur nga mënyra sesi rrodhi ndeshja e djeshme, sidomos nga reagimi i dobët i skuadrës në pjesën e dytë. "Mund të them se jam i kënaqur vetëm nga || minutat e pjesës së parë, pa pësuar ende golin, kur futbollist­ët e mi bënë një lojë të bukur, por sërish gabuam atë që është më e rëndësishm­ja në këtë sport, rastet për shënim... Pikërisht ky ishte ndryshimi nga dueli i një sezoni më parë, kur fituam 3-0 me Barcelonën, në Torino. Në atë ndeshje ndërtuam pak aksione në sulm, por i finalizuam të gjitha me gol. Ndërsa sot (dje) i gabuam të gjitha. Pastaj, vjen ai moment i minutës së |5-të, kur për herë të parë nuk i shtrënguam markimet... Në një situatë si ai shkëmbim mes Mesit dhe Suarezit duhet shkaktuar faull... Ndërsa në pjesën e dytë duhet të tregosh se ke forca për të qëndruar ende në fushë dhe për të tentuar të ekuilibros­h dhe t'i japësh një drejtim tjetër ndeshjes. Me skuadra si Barcelona, të cilat kanë në përbërje lojtarë si Mesi... Pikërisht Mesi, një

lojtar të cilit nëse i lë hapësirë, të gjithë e dimë sesi përfundon pastaj... U treguam shumë të butë me Mesin, thjesht duhej të ishim më të ashpër ndaj tij... Gjithsesi, nuk mendoj se kemi bërë një hap prapa, por thjesht nuk mund të mendojmë kurrsesi që të luajmë të tilla ndeshje pa u treguar agresiv, qoftë edhe pak të ashpër, - vazhdon Alegri, i cili më pas analizon edhe disa nga lojtarët e tij për

ndeshjen. - Benatia? Bëri një 90- minutësh pozitiv. Në pjesën e parë ishte gati perfekt, ndërsa në të dytën u mbytëm të gjithë së bashku. Higuain inekzisten­t? Gonzalo nuk duhet të dëshpërohe­t. Ndodh që të ketë edhe ndeshje të tilla. Mungesat e shumta ndikuan? Jo, nuk ka justifikim­e kur humbet. Na mungoi agresivite­ti dhe kjo është arsyeja e disfatës".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania