Panorama Sport (Albania)

9OTAT E 9DESHJES

- SEMEDO 5.5 PIKE 6.5 UMTITI 7 ALBA 6.5 RAKITIÇ 7 PAULINJO BUSKETS 6.5 INIESTA 7 - DEMBELE 5.5 ROBERTOS MESI 8 - SUAREZ 7 - BENATIA 4 PJANIÇ 5.5 DIBALA 5 - HIGUAIN 4.5 STURAROS BARZALJI 5.5 ALEKS SANDRO 5 BENTANKUR 5.5 MATUIDI 5.5 - DUGL

- I sigurt ndaj Dibalës dhe Higuainit, ndonëse goditjet e dy argjentina­sve nuk ishin të parezistue­shme. Kur thirret në apel, nuk mungon asnjëherë.

- I ndëshkuar shpejt dhe shpeshherë në vështirësi. Vuan shpejtësin­ë e Duglas Kostës dhe ai mund të marrë frymë lirshëm, vetëm atëherë kur braziliani vendoste të ulte ritmin.

- Gati perfekt. Urdhëron repartin që të qëndrojë larg zonës së rreptësisë dhe është gjithmonë gati që të dyfishojë markimin ndaj Dibalës.

- Gjithmonë i vëmendshëm dhe gjithmonë një hap përpara ndaj Higuainit, duke e detyruar juventinin që të mos prekë thuajse asnjë top.

- Një tren në korsinë e majtë. Gjithmonë mbështet aksionet sulmuese, driblon dhe mjaft i kujdesshëm edhe në fazën mbrojtëse. Çfarë mund t'i kërkosh më shumë se kaq...

- Juventusi i sjell fat, sepse pas finales së Berlinit, në vitin 2015, i shënon sërish. Por, mbi të gjitha, ofron një mbështetje të madhe në mesfushë, sakrifikoh­et deri në mbrojtje dhe në minutën e 76-të, trajneri i dhuron pak qetësi, duke e thirrur në pankinë. E zëvendëson (pa notë), por ndeshja kishte përfunduar me kohë.

- Ndoshta nuk dallohet kurrë, por është aty. Gjithmonë gati për të ndërprerë aksionet e kundërshta­rëve. Janë pak lojtarë në botë që e bëjnë këtë punë "të pisët" si ai.

Vitet kalojnë, por ai vazhdon të jetë po aty, duke u mësuar futboll të tjerëve. Dhe duartrokit­jet e tifozëve janë më se të merituara, ndonëse për një gjeni si ai janë ndoshta shumë pak... Nga minuta e 83-të e zëvendëson (pa notë).

- Nuk entuziazmo­n, shpeshherë edhe gabon shumë. Niset në shpejtësi në të qindtën e sekondit, por nuk konkretizo­n. Madje, shpërdoron edhe një dhuratë të De Shiljos. Në të 70-ën i lë vendin (pa notë).

E nis ngadalë, thuajse nën efektin e anestezisë së presingut bardhezi. Por, në topin e parë që prek në zonën rivale, sapo sheh që ka pak fushë përpara për të inkuadruar portën, ai niset me shpejtësi dhe godet. Gol fantastik, i pari në karrierë kundër Bufonit, ndonëse në fraksionin e dytë të lojës i shënon edhe një tjetër. Jetë të gjatë "Mbretit".

Një spondë fantastike për Mesin që shënon në fundin e pjesës së parë. 10 minuta më parë i kishte futur drithërima­t Bufonit dhe hapi shumë hapësira në zonë për Mesin. I mungoi vetëm goli, por mjafton edhe me kaq.

- Një ndeshje e përgatitur mirë. Mesi është i lirë që të lëvizë ku ai do dhe detyrat e dy mesfushorë­ve Iniesta e Rakitiç për të çarë drejt qendrës së zonës, përveç dyfishim i markimit ndaj Dibalës, në çdo top që prekte. Barcelona e tij ka nisur të funksionoj­ë.

I zoti ndaj Suarezit, por nuk ka faj në golat e "Pleshtit".

- Debutim si titullar te Juventusi. Për gjysmë ore jep sinjale të mira, i shkon pranë edhe golit me një të majtë potente nga jashtë zone, por më pas dëmtohet dhe për pak nuk i dhuron një gol Dembelesë, me një kthim topi absurd në qendër të zonës. Në të 41ën i lë vendin (nota 5.5), i cili luan jashtë roli, por ndoshta pritej më shumë prej tij.

- Mbulon mirë Suarezin për 44 minuta, por më pas i lejon spondën me Mesin, që liron argjentina­sin të shënojë. Në pjesën e dytë mundohet që të rigrupojë repartin, por shokët nuk e ndjekin dhe disfata është e paralajmër­uar.

- Në pjesën e parë ia del të mbrojë veten, por në të dytën, kohët e daljes së tij në tentativën për të bllokuar kundërshta­rët ishte katastrofi­ke. Gabon edhe një mori me pasime të lehta. Driblimi që i bën Mesi në rastin e golit të tretë, ishte thjesht i turpshëm.

- Natë e errët për të. Me sa duket, gripi i kishte marrë jo vetëm forcat, por edhe dëshirën për të luajtur. As të qenit përballë Mesit nuk e frymëzoi, duke qenë se "Pleshti" e driblonte në çdo tentativë.

- E para si titullar nis duke treguar personalit­et në fushë, por, pas një starti pozitiv, edhe ai humbet. Ndëshkohet shumë shpejt dhe gabon disa krosime të gjata. Në pjesën e dytë zhduket nga fusha dhe zëvendësoh­et. Në të 63-ën hyn (nota 6), i cili e nis me një të majtë nga jashtë zone dhe impenjon Ter Shtegenin. Duket qartë se ka uri për të luajtur...

- Pjesë e parë fantastike, duke mbuluar shpeshherë edhe Mesin. Zotëron dhe shpërndan me elegancë topin, por në pjesën e dytë ai humb për disa minuta nga fusha dhe Juventusi e paguan shtrenjtë këtë. Fizikisht mungon ende diçka.

Shumë faulle, i ashpër dhe i vendosur. Nuk i kërkohet cilësi, por në kaosin e pjesës së dytë zhduket edhe ai.

- Një nga të paktit që shpëton te Juventusi. Shpejtësi dhe krosime në pjesën e parë, por në të dytën edhe ai humb si e gjithë skuadra.

Nuk ishte nata e tij. Pa dashur që të hyjmë në mendjemadh­ësinë e krahasimit me Mesin, ai gabon dy gjuajtje shumë të lehta për të tentuar golin dhe, me kalimin e minutave, gabimet e tij edhe në pasime shtohen. Është një lojtar i madh dhe e ardhmja do të jetë e tija, por për momentin, krahasimi me numrin 10 të Barcelonës, nuk meriton duartrokit­je.

- Belbëzon në fushë, pak i lëvizshëm, asnjëherë agresiv, gjithmonë një hap me vonesë te topi. Ka një rast perfekt në pjesën e parë, por godet shumë lehtë. Më pas zhduket nga qarkullimi... Në të 87-ën, Alegri e thërret në pankinë në vend të riut

(pa notë), i cili feston debutimin e tij absolut me Juven.

- Kishte pak material në dispozicio­n dhe nuk arriti të shfrytëzon­te siç duhet. Juventusi e nis mirë dhe kur mbrohet skuadra transformo­hej në një 4-4-2, i rregullt dhe i saktë. Por zgjedhja e Bentankuri­t nga minuta e parë u duk e ekzagjerua­r dhe më pas përfundon me Sturaron si mbrojtës të djathtë, totalisht jashtë roli. Lënia jashtë e Lihshtajne­rit kushton shtrenjtë. Ndërsa rënia psikologji­ke e skuadrës në pjesën e dytë duhet kuruar shpejt dhe me kujdes të madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania