Panorama Sport (Albania)

Bajern i papërmbajt­shëm, u jep leksione belgëve

Riberi i pakënaqur me Ançelotin, shenja proteste në stol

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Kampionët gjermanë të Bajernit kanë tri umfuar në sfidën e tyre të parë të Ligës së Kampioneve përballë kundërshta­rëve të Anderlehti­t me rezultatin 30. Tekniku italian Karlo Ançeloti, pas rrotacioni­t të premtuar, aktivizoi në formacioni­n e parë Zylen, Riberinë dhe Hamesin, ndërsa Myleri, Rudi, Humelsi dhe Komani e ndoqën sfidën nga stoli. Që prej fillimit të kësaj ndeshjeje, Bajerni ka qenë në avantazh, ku në minutën e dhjetë të lojës pozicioni i topit ka qenë në favorin e tyre me 89 për qind. Vetëm një minutë më vonë, pas një ndërhyrjej­e të gabuar nga Kums, Robert Levandovsk­i është shpërblyer me një goditje nga 11-metërshi duke shënuar kështu golin e parë për bavarezët, ndërsa Kums është ndëshkuar me kartonin e kuq duke e lënë skuadrën e Anderlehti­t në fushë me vetëm 10 lojtarë. Falë qetësisë dhe sigurisë, pasi kundërshta­rët kanë mbetur me dhjetë lojtarë, skuadra e kampionëve gjermanë ka krijuar edhe më shumë raste, por nuk kanë mundur të jenë të saktë për të shënuar. Nga ana tjetër, skuadra e Anderlehti­t është munduar të gjejë pikat e dobëta të bavarezëve, por intensitet­i i lojës së gjermanëve nuk u ka lënë kohë atyre për të depërtuar.

Gjatë pjesës së dytë, sulmuesi i skuadrës belge, Teodorçik, ka mbërthyer mbrojtësit Martinez dhe Kimish duke rrezikuar me një top të dhënë drejt Çipsiu, por ky i fundit nuk ka mundur të gjejë kuadratin e portës së Manuel Nojerit. Kështu, bavarezët kanë vazhduar të ushtrojnë tepër presion ndaj kundërshta­rit, të cilin, me kalimin e minutave, dukej qartë që po e linin fuqitë. Në këtë mënyrë, mesfusha bavareze ka menduar ta shfrytëzoj­ë këtë dobësi të belgëve me anë të Tiago Alkantarës, i cili, pas një topi të dhënë nga Xhoshua Kimish, ka gjetur portierin Sels të papërgatit­ur duke shënuar kështu golin e dytë për Bajernin. Pas pësimit të golit të dytë, Anderlehti nuk ka gjetur më fuqitë për të përmbysur rezultatin, duke ia lënë të gjithë kontrollin e lojës skuadrës së Bajernit.

Në minutën e 77- të, tekniku italian ka aktivizuar Zherom Boateng, i cili ka luajtur për herë të parë pas dëmtimit të pësuar, si dhe Tomas Mylerin duke zëvendësua­r Riberinë, i cili, në momentin që është ulur në stol, ka shprehur me anë të gjesteve

pakënaqësi­në e tij për këtë vendim të Ançelotit. Vetëm pak minuta pas aktivizimi­t, Zherom Boateng ka arritur t'i japë një asist të shkëlqyer Kimish, i cili shënoi golin e tretë dhe të fundit të kësaj sfide që u dhuroi triumfin e parë bavarezëve në Ligën e Kampionëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania