Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Nuk e diskutoja fitoren

Trajneri: Riberinë e ula për ta qetësuar, nuk kishte të bënte me formën e tij

-

Disa momente për para sfidës ndaj Anderlehti­t ku skuadra e Bajernit triumfoi me rezultatin 3-0, tekniku italian Karlo Ançeloti ka folur mbi kritikat e shumta që i janë bërë këtë javë sa u përket taktikave të skuadrës dhe uljen në stol të Tomas Mylerit. Për këto ai ka thënë: "Boll më! Jam mësuar të kritikohem si trajner, por këto kritika kanë arritur kulmin. Nuk linda dje. Shumë persona kanë kritikuar taktikat dhe pozicionim­et në skuadër kur futbolli është më i thjeshtë se kaq. Sa i përket Tomas Mylerit, ai gjithnjë e gjen pozicionin e tij në fushë prapa Robert Levandovsk­it, por për të qenë i saktë, ai luan më mirë në pjesën e krahut, pra jo pikërisht pas polakut. Ai gjen gjithnjë hapësira të lira dhe cilësitë e tij na duhen shumë në skuadër". Sa i përket triumfit të parë në Ligën e Kampionëve, trajneri italian shtoi: "E kisha pritur që do të fitonim. Duke qenë se kemi qenë me një lojtar më shumë në fushë, ishte e pritshme që edhe kontrolli i lojës do të ishte në favorin tonë, ndaj mendoj se kemi shfaqur një performanc­ë të mirë në fushë. Sa i përket mesfushës, na duhet akoma pak më shumë punë për t'u koordinuar edhe më mirë, megjithatë nuk ka qenë totalisht faji ynë për rastet e humbura, pasi kundërshta­rët belgë kanë luajtur

shpesh në mbrojtje duke u tërhequr prapa dhe kjo na e ka vështirësu­ar mundësinë për të shënuar. Sa i përket Riberisë, më duhej ta ulja në stol pasi nuk është stërvitur me ne ditën e diel, për këtë mendova t'i jepja pak pushim. Nuk ka patur të bëjë

aspak ky vendim me mënyrën e të luajturit të Riberisë, por thjesht kam dashur ta ul për ta qetësuar. Nuk kam patur asgjë personale me të. Ai është një lojtar me shumë vlera dhe gjithmonë përpiqet të japë maksimumin e tij në fushë dhe të ndihmojë

sa më shumë skuadrën për të triumfuar. Nëse ka qenë apo jo i duhur reagimi i tij në momentin e zëvendësim­it, më mirë pyesni atë dhe jo mua. Në përgjithës­i, jam tepër i kënaqur me këtë fitore, pasi ka qenë fillimi i mbarë për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania