Panorama Sport (Albania)

PSG trondit Sëlltikun me rezultatin 0-5

Nejmar, Kavani e Mbape, heronjtë e francezëve

-

Skuadra e kryeqyteti­t francez, PSG, ka arritur një fitore të thellë në sfidën e saj të parë për Champions Leaguen ndaj rivalëve të Sëlltikut me rezultatin 0-5. Në formacioni­n e teknikut Emeri kanë qenë të pranishëm yjet si Mbape, Nejmar dhe Kavani, të cilët kanë shfaqur performanc­a të jashtëzako­nshme në përballjen ndaj skocezëve të trajnerit Brendan Roxhers. Skuadra franceze ka qenë dominante që prej fillimit të sfidës, por përgjatë lojës tekniku Emeri e ka parë të arsyeshme të bënte edhe

disa zëvendësim­e për ta mbajtur skuadrën sa më të freskët gjatë të gjithë kësaj ndeshjeje. I pari, i cili ka rrezikuar, ka qenë Nçam i Sëlltikut me një goditje drejt portës së Areolës, por nuk ka arritur ta kërcënojë

atë. Në minutën e 19-të, pas një asisti të dhënë nga Kavani, blerja më e shtrenjtë e historisë, Nejmar, shënoi golin e parë të PSG-së. Megjithatë, skuadra franceze nuk është mjaftuar me kaq. Vetëm 14 minuta nga shënimi i golit të parë, ishte radha për blerjen më të re të PSG-së, Kilian Mbape, i cili, pas një topi të humbur nga Kavani, arriti të gjente hapësirën për të shënuar golin e dytë. Pesë minuta para përfundimi­t të pjesës së parë, Kavani ka shënuar golin e tretë për francezët, të cilët kanë vazhduar të dominojnë lojën. Edhe pse fati i sfidës u vendos që në pjesën e parë, në atë të dytë, skuadra e Sëlltikut i ka falur një gol PSG-së me anë të autogolit të Lustig. Dy minuta pas tij, Kavani mbyll sfidën me golin e pestë të PSG-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania