Panorama Sport (Albania)

Junajtid një përbindësh nën shi, tris Bazelit

Felaini, Lukaku dhe Rashford mbyllin llogaritë me helvetët

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Këtë herë nuk ka surpriza si në 2011- 2012. E natyrshme që një skuadër, e cila bëri mungesë për një vit në Champions, të prezantohe­j në mënyrën më të mirë. Dhe misioni përmbushet me sukses: fitorja 3- 0 e Mançester Junajtid ndaj Bazelit të Xhakës, i lejon Zhoze Murinjos të vijojë në mënyrën më të mirë udhëtimin europian që nisi me triumfin në Ligën e Europës. Hapi i radhës: Të ëndërrojë edhe në Champions. Zviceranët provojnë që të përdorin armët e tyre, përmes organizimi­t dhe kundërsulm­it, por janë shumë pak përballë cilësive të anglezëve. Mou humbet Pogbanë, viktimë e një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë pas një dueli jo shumë të ashpër me Xhakën, por pikërisht Felaini, njeriu që e zëvendësoi kapitenin, largon përfundimi­sht tensionin. Lukaku dhe Rashford, të dy debutues në Champions, mbyllin përgjithmo­në llogaritë. Lajme të mira nga të gjithë: nga De Gea, autor i të vetmes pritje të rëndësishm­e, nga mbrojtja dhe nga një Lukaku në versionin asfiksues. Po Bazeli? Mund të luajë për vendin e dytë me CSKA-në dhe Benfikës, sepse i pari duket se është ngjyrosur me të kuqen e "djajve". Kalojnë vetëm pak sekonda dhe vjen rasti i parë: një top i në zonën e zviceranëv­e, e djathtë e Lukakut, por "pret" Akanji. Vetëm Junajtid në fushë dhe Mkhitarian shpërdoron duke goditur mbi traversë nga pak metra, ndërsa i zakonshmi Lukaku çmarkohet dhe në hyrje të zonës godet drejt e në duart e Vaclik. Muskujt tradhtojnë Pogbanë që detyrohet të lërë fushën në 17'. Në fushë Felaini, njeriu që Murinjo vlerëson aq shumë. Dhe është pikërisht belgu pasi Mkhitarian godet një shtyllë, që firmos 1-0: shkëputje perfekte pas krosimit të Jang dhe Vaclik nuk mund të bëjë dot asgjë. Fundi i pjesës së parë mbyllet me marshin e Bazelit që bëhet i rrezikshëm me Zufin, ndërsa Eliunusi nuk shfrytëzon asistin perfekt të Xhakës dhe gabon me kokë i vetëm përballë De Geas. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, Junajtid mbyll përgjithmo­në llogaritë: Marsial shpërdoron golin e dytë pas devijimit të Vaclik në këndore, por do ta gjejë nga goditja e radhës: krosim i Blind, shkëputje e Lukakut

dhe 2- 0. Ndeshja bëhet dishezë për "djajtë" dhe Lukaku, sërish me kokë këtë herë, ndalet nga Vaclik. De Gea nga ana tjetër bën të vetmen pritje të ndeshjes përballë Eliunusit. Marsial dhe kapiteni Jang nuk gjejnë golin personal, por kur ndeshja

duket e destinuar drejt një 20, vjen dhe goditja përfundimt­are: Felaini shndërrohe­t në asistmen dhe bashkë me Mkhitarian­in gatuajnë golin e parë të Rashfordit në Champions. Përfundon 3- 0 dhe Junajtid merr menjëherë kreun në Grupin A.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania