Panorama Sport (Albania)

Çelsi luan “tenis” me Karabakun

Gjashtë gola në portën e debutuesve azerë, Zapakosta prezantohe­t me një kryevepër

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fantastike prova e parë e Çelsit në arenën europiane në "Stamford Bridge". Kampionët e Anglisë arrijnë fitoren më të thellë të ndeshjeve të mbrëmshme me një goleadë ndaj kampionëve të Azerbajxha­nit. Debutuesit e Ansi Agollit, i cili e shtyu takimin e tij të parë me Champions-in për shkak të dëmtimit që pësoi me kombëtaren në Strumicë, u dorëzuan në Londër që në minutën e pestë: Blutë e Kontes hidhen menjëherë në sulm dhe Pedro, i shërbyer nga Uillian, shënon një gol spektakola­r me të djathtën nga jashtë zone në tentativën e parë. Për sulmuesin spanjoll ishte goli i 10-të (plus 7 asiste) në 19 ndeshjet e fundit në shtëpi me fanellën e kampionëve të Anglisë. Por, goli i ish-sulmuesit katalanas do të lihej në hije nga ai që vendësit do të shënonin pas gjysmë ore: Zapakosta, i nisur nga Kurtua, përshkon gjithë krahun e djathtë, driblon dy kundërshta­rë dhe lëshon një krosim drejt zonës nga 30 metra, që transformo­het në një goditje dhe, duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit Shehiç, përfundon në rrjetë. Një supergol. Më 31 gusht, ditën e

fundit të merkatos, tifozët e Çelsit pyesnin: "Kush është Zapakosta". Por mbrojtësi italian prezantohe­t në mënyrën më të mirë përpara publikut të tij në Europë. Çelsi nuk e heq këmbën nga gazi as në pjesën e dytë dhe përpjekjet e tij shpërblehe­n edhe me golin e tretë që

vjen në minutën e 55-të: Fabregas shërben në qendër me të jashtmen dhe Azpilikuet­a devijon saktë me kokë në rrjetë. Në minutën e 71-të kompletohe­t "pokeri": goli përgatitet nga të sapohyrit në fushë. Krosim i Hazardit, mbrojtja nuk arrin të largojë, vjen Bakajoko

dhe dërgon në rrjetë nga dy hapa. I takon Batshuajit të mbyllë llogaritë në fund: fillimisht shënon në limitet e pozicionit jashtë loje, pastaj finalizon një asist të Zapakostës që devijohet edhe nga Medvedev, për t'i fshirë emrin nga kënaqësia e dopietës personale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania