Panorama Sport (Albania)

Zidan: Kristiano gati, si gjithnjë jemi favoritë

Zizu: Nga ne pritet shumë, jemi mësuar me presion

-

Zinedin Zidan, tekni ku i Realit të Madrid it foli në konferencë për shtyp në vigjilje të sfidës së sotme ndaj qipriotëve të Apoelit të Nikosisë. Trajneri francez dhe skuadra e tij duan të mbrojnë titullin e fituar në finalen e Kardifit ndaj Juventusit: "Jemi të gjithë shumë të lumtur që rikthehemi të luajmë në Ligën e Kampioneve, vërtet jemi kampionë në fuqi, por ndaj Apoelit gjithçka nis nga zero. Ky kompeticio­n na magjeps, megjithëse e dimë që na presin sfida shumë të vështira".

Barazimet e këtij fillim sezoni në kampionati­n spanjoll nuk e kanë prekur besimin e kreut të stolit madrilen. Në fjalën e tij, ai sqaroi: "Barazimet nuk na shqetësojn­ë, e dimë që rezultati ndaj Levantes nuk kënaq askënd, por i tillë është futbolli. Rezultatet nuk ndikojnë në punën tonë, ndaj do të përpiqemi të luajmë sa më mirë dhe të fitojmë. Ky vit do të jetë i njëjtë, një sezon kalon përmes rezultatev­e të ndryshme, pozitive apo negative qofshin".

Në lidhje me Kristiano Ronaldon dhe pezullimin e tij, që ndoshta mund të ndikojë në formën e portugezit, Zidan sqaroi: "Kristiano është në gjendje të mirë dhe është duke punuar, i përqendrua­r maksimalis­ht në atë që

duhet të bëjë. Sigurisht, ashtu sikurse edhe ne, ai është i lumtur që pezullimi i përfundoi dhe tani mund të rikthehet të luajë normalisht. Fundja, futbolli është jeta e tij dhe është gjëja që di të bëjë më mirë. Jashtë fushës së blertë flitet shumë, por ai nuk shqetësohe­t. Kristiano ndihet shumë mirë fizikisht e mendërisht dhe duke parë gjithçka ka ndodhur rreth tij, më duket një sinjal pozitiv. Ai është një lider i lindur, që dëshiron gjithmonë të fitojë. Urinë e tij për sukses ua transmeton edhe shokëve të ekipit".

Ndeshjet me ekipet të ashtuquajt­ura të vogla kanë ndikuar disi në këtë fillim sezoni për "Los Blancos". Kjo nuk e shqetëson aspak Zizunë dhe me sa duket as ekipin e tij. Francezi në fjalën e tij shpjegon: "Champions, kampionat apo miqësore nga ne pritet gjithmonë fitorja. Kështu ndodh ngaherë, ndaj jemi të gjithë të mësuar me trysninë që na ushtrohet. Për sa i përket kundërshta­rit, ata kanë përvojë dhe do luajnë sa më mirë duke kërkuar rezultatin pozitiv. Jemi favoritë sa herë zbresim në fushë, por favoritë janë edhe disa ekipe të tjera në Ligën e Kampioneve. Të gjithë jemi të vetëdijshë­m për rrugëtimin që na pret dhe duam ta nisim sa më mirë këtë kompeticio­n".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania