Panorama Sport (Albania)

Fasone: Gati 100 milionë euro të tjera për Milanin

"Raiola e njeh projektin, s'jemi jetimë pa Berluskoni­n"

-

Në një intervistë për "Corriere dello Sport", Marko Fasone ka folur për Milanin e ri, borxhet, Berluskoni­n, madje edhe Mino Raiolën. Duke replikuar ndaj mosbesimit të menaxherit të Donarumës, administra­tori kuqezi tha: "Raiola nuk ka besuar që në prill dhe të paktën fjalët e tij kanë koherencë. Projektin ai e njeh dhe e di që në tre vitet e ardhshme ne synojmë të rrisim financat me 60-70 e deri në 100 milionë euro nga Kina, ndërkohë që klubet e mëdha aktualisht faturojnë deri në 25 milionë euro. Nuk kemi thjesht zyrë në tokën kineze, por një përfaqësi, e cila zhvillon emrin e Milanit si biznes. Për sa i përket shiritit, Xhixhon e imagjinojm­ë të tillë pasi kam besim se do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë".

Borxhet e klubit janë një temë që është komentuar edhe nga kryebashki­aku i Milanos, por Fasone shpreh bindjen për shlyerjen e tyre: "Ne synojmë të likuidojmë fondin 'Elliot' në mars. Jam 99 për qind i sigurt se do ia dalim. 1- përqindësh­i është thjesht hapësirë që unë si menaxher duhet

ta parashtroj. Tifozët duhet të jenë të qetë dhe mos të mendojnë se skuadra e tyre e zemrës do të ketë probleme. E di që shoqëritë aziatike shihen me dyshim, por deri tani jemi përgjigjur me fakte dhe shifra". Në lidhje me Berluskoni­n dhe

marrëdhëni­en me Galianin, Fasone sqaroi: "Me Galianin flasim shpesh, ndërsa 27 vitet e Berluskoni­n mendoja se do të na sillnin më shumë trysni, por zgjedhja jonë për transparen­cë nëpërmjet rrjeteve sociale po jep frytet e veta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania