Panorama Sport (Albania)

Detaje dhe fjalë, ja si Spaleti ngriti Interin

Trajner filozof, punë fizike dhe mendore me ekipin

-

Kokën ulur dhe shumë punë. Të dhënat flasin qartë me Spaletin që më shumë sesa në lojën e Interit ka vënë dorë në mentalitet­in e futbollist­ëve që drejton. Ai dhe stafi i tij kanë vendosur gjithçka në dy binarë, fushë dhe mendje. T'i thuash njërit prej liderëve zikaltër "ti vlen më shumë sesa tregove sezonin e kaluar" nuk mjafton, sensi i përkatësis­ë është baza e punës së një futbollist­i.

Faktori fushë - Në prezantimi­n e tij, Spaleti mezi priste të niste punën, me lojtarët e tij të rinj evitoi takimet kokë më kokë dhe u përqendrua te puna në fushën stërvitore. Bisedat e tij gjatë orëve në "Pinetina" kishin të bënin me lëvizjet në fushë, mbivendosj­et dhe skuadrën që duhej të qëndronte gjithmonë e mbledhur në 40 metra. Detajet mbi lëvizjet e prapavijës dhe ndonjë batutë me ekipin bëri që mes tij dhe lojtarëve

të lindte shkëndija, pasi, siç konfirmojn­ë zëra nga brenda skuadrës, ekipi nuk kishte punuar kurrë më parë kaq mirë. Urdhrat e prera, rregullorj­a e brendshme, por njëkohësis­ht mënyrat e njeriut të thjeshtë që nuk ka problem të lëvizë portat apo të mbajë topat plotësuan raportin mes Spaletit dhe të tijve. Ndoshta është ende herët, por rezultatet e metodës së ish- trajnerit të Romës po japin frytet e para.

Faktori mendje - Teksa skuadra i përvishej punës, Spaleti gjente kohë në fushë t'i fliste një nga një lojtarëve. Miranda

u rikthye lideri që shkëlqeu tek Atletiko e Madridit, Nagatomo pakësoi gabimet në mbrojtje, ndërsa D'Ambrozio mund të driblohet ende lehtë, por në fund krosimi vendimtar vjen gjithmonë nga këmba e tij. Kandreva, nga ana e tij, vazhdon të vrapojë me të njëjtin vrull, por tashmë ka më shumë besim në vetvete, ndërsa Zhoao Mario është kthyer në zëvendësue­sin që kur hyn, ndryshon rrjedhën e ndeshjeve. Aktualisht, kurën e doktor Spaletit po e provojnë dhe Ranokia me Brozoviç. Teksa tifozët kanë ende një hije dyshimi, trajneri punëtor është gati të fitojë bastin e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania