Panorama Sport (Albania)

Grima grumbullon sulmuesen e dëmtuar për një kohë të gjatë

Mungon Hashani, trajneri: U lëndua pas ftesës

-

Trajneri i kombëtares shqiptare të femrave, Armir Grima, publikoi të hënën listën e futbollist­eve të grumbullua­ra për dy takimet e para të kualifikue­seve të Kupës së Botës ndaj Zvicrës dhe Bjellorusi­së.

Por në listë bën përshtypje fakti që është përfshirë edhe emri i sulmueses titullare të kombëtares, Saranda Hashani, e cila, vetëm një ditë para prezantimi­t të listës, është dëmtuar rëndë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Futbollist­ja e skuadrës gjermane Klopenburg ka luajtur me ekipin e saj në ndeshjen e para dy ditëve dhe ka shënuar gol që në minutën e parë. Në minutën e 35-të, ajo ka pësuar një dëmtim dhe është detyruar të braktisë fushën e lojës. Nuk dihet nëse trajneri Grima ka pasur informacio­n apo jo për gjendjen e Hashanit në momentin që e ka përfshirë në listë.

ARMIR GRIMA - Dëmtimi i sulmueses së Kombëtares, Saranda Hashani, pritet të jetë një mungesë e rëndësishm­e për teknikun Armir Grima për sfidat e Kombëtares në këto eliminator­e. Por, edhe pse e dëmtuar, futbollist­ja figuron e thirrur në Kombëtare, ndonëse Sulmuesja e Kombëtares, Saranda Hashani pas dëmtimit nuk ka asnjë shans që të luajë për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar. Tekniku Armir Grima sqaroi për "Panorama Sport" edhe këtë situatë me sulmuesen, teksa pohoi se është dëmtuar gjatë një ndeshjeje të dielën, ndërkohë që lista për lojtaret e grumbullua­ra ishte bërë. "Në momentin që e thirrëm, nuk ishte dëmtuar, por kjo ndodhi gjatë ndeshjes, ndërkohë që i kishim bërë listën e të grumbullua­rve", sqaroi fillimisht tekniku i Kombëtares së femrave, për sa i përket grumbullim­it të sulmueses Hashani. Më pas, në lidhje me faktin nëse është me ekipin aktualisht, qoftë edhe për moral, Grima konfirmoi se nuk po qëndron. "Nuk po qëndron me Kombëtaren, pasi s'ka kuptim. Përderisa nuk është e gatshme të luajë…", sqaroi më tej tekniku i Kombëtares. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania