Panorama Sport (Albania)

Duartrokit­ën rrëzimin, acarohet Markez

“Para garës isha nën presion pas serisë së aksidentev­e”

- OLGERT SERANI

Mark Markez deklaroi se nuk ka ar ritur të kuptojë sjelljen e tifozëve me festë në Mizano pas aksidentit të tij përgjatë "warm up"-it të së dielës në kthesën e tretë dhe se ndihet i trishtuar. "Sinqerisht kjo më ka trishtuar. Në podium mund t'i kuptoj, por ajo që nuk mund ta kuptoj, është që kur ti rrëzohesh, nga tribuna ka gëzim. Kur ne rrëzohemi, ne kalojmë në limitet e 300km/ h, jeta jonë është atje, mund të dëmtohemi. Shpresoj që në të ardhmen, minimumi i tifozëve të mi, të mos e bëjë kurrë një gjest të tillë me asnjë pilot. Ndjesia nuk është pozitive". Fitorja e spanjollit të Hondës në xhiron e parafundit ndaj Petruçit e ngjit sërish në krye të klasifikim­it të përgjithsh­ëm, por me pikë të barabarta me Doviciozon kur janë për t'u zhvilluar edhe pesë gara nga fundi. "Përplasja në 'warm up' mendoj se ishte një përplasje e mirë, sepse nëse jo, unë do të rrëzohesha në garë. Kjo përplasje më dha një paralajmër­im dhe, në ndjekje të Danilos, isha shumë i qetë. Veçse gjithnjë u përpoqa të kontrolloj­a garën. Dhe në xhiron e fundit u përgatita shumë mirë. Tre xhiro nga fundi, unë kisha mundësinë për ta parakaluar atë, por thashë se nuk dua të luftoj me Danilon këtu, në Mizano. Për mua ishte më mirë të merrja rrezikun në një xhiro se sa në kthesën e fundit". Gara e MotoGP-së u zhvillua pas dy garave të shoqëruara me një numër të madh aksidentes­h në Moto3 dhe Moto2, me 22 pilotë të rrëzuar. Markez pranoi se, për shkak të këtyre rrëzimeve, te të gjithë ndihej presioni. "Ishte shumë e vështirë para garës, sepse në Moto3 dhe Moto2 pati shumë rrëzime”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania