Panorama Sport (Albania)

Doçi dhe Zani: Nuk ndihemi inferiore

-

Kombëtarja e femrave po përgatitet në Elbasan në kuadër të sfidës që do të kenë me Zvicrën të premten. Optimizmi nuk mungon në kampin kuqezi dhe, në konferencë­n e djeshme për shtyp, lojtaret Megi Doçi dhe Marigona Zani u shprehën se do të japin maksimumin ndaj Zvicrës dhe, më pas, ndaj Bjellorusi­së. MEGI DOÇI - Mesfushorj­a e Vllaznisë dhe e Kombëtares, Megi Doçi, u shpreh: "Ka qenë një periudhë e shkurtër ku jemi përgatitur shumë me ekipin. Skuadra ka qenë e përgatitur për Ligën e Kampioneve dhe kemi punuar shumë gjatë gjithë kohës, pasi një pjesë e vajzave të Kombëtares kanë luajtur edhe në Ligën e Kampioneve. Jemi shumë mirë fizikisht, pasi kemi bërë 1 muaj e gjysmë stërvitje. 7 lojtare nga Vllaznia jemi në Kombëtare, ndaj jemi shumë mirë në kondicioni­n fizik. Bëmë mirë atje dhe shpresojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe në Kombëtare. E dimë që kemi ekipe shumë të mira përballë, por do t'i marrim një nga një dhe do të japim më të mirën në fushë. Nuk do hyjmë si inferiore ndaj Zvicrës, edhe pse kanë më shumë eksperienc­ë në krahasim me ne. Kemi kundërshta­rë shumë të fortë përballë, por do të hyjmë në fushë për të dhënë më të mirën. Si mbrojtja dhe mesi i fushës ka ato diferencat e veta, por mendoj se stafi do të bëjë më të mirën për të vendosur se cila do të luajë". MARIGONA ZANI - Portierja e Kombëtares që luan në Gjermani u shpreh kështu për mediat: "Ia kemi kaluar mirë me skuadrën tonë te parakualif­ikueset dhe besoj se, me këtë eksperienc­ë që kemi tani, do të japim maksimumin përballë Zvicrës dhe Bjellorusi­së. Zvicra ka shumë eksperienc­ë dhe ka luajtur në turne të mëdha. Edhe pse ne nuk e kemi rolin e favoritit në grup, po fitojmë eksperienc­ë të luajmë me ekipe të tilla. Grupin e kemi të vështirë, por me këtë që kemi arritur tani para kualifikim­eve, kemi më shumë besim. Besoj se të gjitha vajzat kanë luajtur nëpër skuadrat e tyre dhe janë të përgatitur­a. E dimë se kë kemi përballë dhe duhet të japim maksimumin për të nxjerrë rezultatin më të mirë. Nuk po mendojmë për barazimin. Tani nuk mund të flasim për rezultatin. Kundër Zvicrës duhet të fokusohemi më shumë te mbrojtja, pasi kundërshta­ri i ka sulmueset shumë të mira". Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania