Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Ronaldo, Reali dhe Siti s’falin

Totenhemi leksion Dortmundit, Beshiktash­i surprizë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Shumë gola, por edhe surpriza në mbrëmjen e dytë të Ligës së Kampionëve. Ronaldo udhëheq Realin drejt triumfit, ndërsa Siti shëtit në Holandë. Napoli i Hysajt surprizohe­t në Ukrainë nga Shahtjori, por befasia e mbrëmjes ishte Beshiktash­i që mposhti Porton në shtëpi.

KTHEHET RONALDO - Me Ronaldon në fushën e lojës, Reali i Madridit është një tjetër "muzikë", por sigurisht që ndaj APOEL-it nuk falej asnjë rezultat tjetër. Në kompeticio­nin e tyre, ku dinë të bëjnë vetëm fitore, ajo e djeshmja ishte thjesht një detyrë... Portugezi shënon dy gola, njërin prej tyre me 11metërsh duke u bërë lojtari me më shumë penallti të realizuara në Ligën e Kampionëve. U mendua se pjesa e parë do të ishte më e lehtë, por madrilenët shënuan vetëm 1 gol me anë të Ronaldos. APOEL-i mbrohej mirë dhe u mundua të kërcënonte me kundërsulm­e, ndërsa Navas u bë shpëtimtar në disa goditje radhazi. Goli i tretë ishte spektakola­r dhe mban firmën e kapitenit Serxho Ramos. Koordinim perfekt dhe një roveshatë brenda zonës, e cila shndërrohe­t në gol. Shpërthen në festë stadiumi "Santiago Bernabeu" që rigjen buzëqeshje­n pas vuajtjeve në fundjavë pas barazimit në kampionat.

TOTENHEMI S'FALMbrojtj­e e hekurt dhe kundërsulm­e vrasëse. Kjo ishte strategjia e ndjekur nga Totenhemi. Ekipi i Poçetinos duhet të falënderoj­ë portierin Burki, i cili, në dy rastet e pjesës së parë, pëson dy gola nga krahu i tij dhe i bën dhurata Totenhemit. Të parin e shënon Son, ndërsa Jarmolenko barazon përkohësis­ht rezultatin. Mirëpo, Kejn kalon sërish në avantazh ekipin e Totenhemit që duket në një mbrëmje të mirë dhe po e dominonte fizikisht kundërshta­rin. Sulmuesi anglez nuk ndalet sepse me fillimin e pjesës së dytë shënon golin e tretë me një goditje nga e majta duke vulosur përfundimi­sht rezultatin në shifrat 31. Dortmundi bëri përpjekje dhe gjeti rrjetën me Aubamejang, por ishte në pozicion jashtë loje. Ky rezultat e komplikon ecurinë e gjermanëve për kualifikim­in në fazën e ardhshme

të Ligës së Kampionëve, duke qenë se vendi i dytë do të diskutohet mes tyre.

BARAZIME - Nuk ka asnjë ekip fitues në grupin E, ku Liverpuli dhe Sevija janë ndarë në barazim 2-2 dhe Maribori i Ahmedit me Spartakun e Moskës në barazim 1-1. Në "Anfield" ndodh gjithçka. Sevija shënon e para me Ben Jeder, ndërsa më vonë Firminjo dhe Salah përmbysin rezultatin. Sulmuesi brazilian kishte shansin e artë për t'i dërguar shifrat në 3-1, por gaboi penalltinë, e cila i dha më shumë shpresë Sevijes. Spanjollët gjejnë barazimin 20 minuta nga fundi me anë të Korreas dhe rezultati nuk ndryshon. Ndajnë nga një pikë Maribori dhe Spartaku i Moskës. Rusët kalojnë të parët në avantazh, por nuk e mbajnë dot epërsinë.

SITI SHËTIT - Nuk ka histori në Holandë. Fejnordi pëson humbjen më të thellë në Europë dhe këtë ia shkakton "banda" e Guardiolës. Tre gola i shënojnë që në pjesën e parë me Stons, Aguero dhe Zhezus, ndërsa mbrojtësi gjen edhe golin e dytë personal në fraksionin e dytë të ndeshjes. Në këtë grup, Napoli surprizohe­t në Ukrainë duke humbur me rezultatin 2-1.

SURPRIZA - Surpriza e mbrëmjes ishte Beshiktash­i, i cili arriti të fitonte në Portugali përballë Portos. Investimet e shumta që janë bërë në skuadër i dhanë frytet e veta shumë shpejt dhe turqit morën një rezultat fantastik 13 në transfertë. Lajpcigu debutues në këtë kompeticio­n nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 me Monakon.

 ?? FOTO: Partizani.al ?? NAFTËTARI-PARTIZANI 2-6 Të kuqtë duke festuar golin e Çanit
FOTO: Partizani.al NAFTËTARI-PARTIZANI 2-6 Të kuqtë duke festuar golin e Çanit
 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15
 ??  ?? Siti feston goleadën ndaj Fejnordit
Siti feston goleadën ndaj Fejnordit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania