Panorama Sport (Albania)

Takaj 100 mijë euro premio, Skënderbeu “zbut” UEFA-n

Qeveria e futbollit europian paralajmër­on ukrainasit: Shqiptarët ua kanë marrë dorën Dinamove, gabim po i nënvlerësu­at

- JORGIS MEMO

Një vit më parë e tronditi me një pezullim nga Kupat e Europës për shkak të dyshimeve për trukim ndeshjesh, ndërsa tani nuk ia kursen elozhet përmes faqes zyrtare në internet. Kjo ndodh me UEFA-n, që duket se është "zbutur" në marrëdhëni­et me Skënderbeu­n. Pas suksesit të jashtëzako­nshëm ( për një klub shqiptar) të këtij edicioni, ku korçarët kaluan katër ture në Ligën e Europës dhe siguruan pjesëmarrj­en në fazën e grupeve të këtij kompeticio­ni, UEFA shkon deri atje sa të paralajmër­ojë ukrainasit e Dinamos së Kievit për forcën që ka Skënderbeu. 24 orë para ndeshjes së parë, të vlefshme për grupin B, UEFA, në përmbledhj­en me kuriozitet që i bën sfidës Dinamo Kiev-Skënderbeu, kujton ukrainasit se korçarët dinë si të thyejnë klubet që mbajnë emrin: Dinamo. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për Dinamon e Tiranës, por gjithçka i referohet precedenti­t të fundit, kur bardhekuqt­ë eliminuan klubin gjigant kroat. UEFA parashikon një takim të vështirë sot për ukrainasit, teksa ndër të tjera citon: "Dinamo Kiev ka treguar një formë të mirë në ndeshjet në shtëpi për Ligën e Europës, por do të bëjë mirë që të mos e nënvlerëso­jnë

Skënderbeu­n".

MASA EKSTREME - Mediat ukrainase kanë raportuar dje se policia ka marrë masa shtesë për mbarëvajtj­en e ndeshjes. "Autoritete­t ukrainase konfirmojn­ë se do të rriten masat e sigurisë për ndeshjen. Para hyrjes në stadium, tifozët do të kontrolloh­en nga një

dedektor metali. Nga policia janë marrë masa shtesë, por nuk bëhet e ditur arsyeja. Kjo është diçka e rrallë", shkruanin dje mediat ukrainase.

STATISTIKA - Kjo është hera e parë që Dinamo Kiev dhe Skënderbeu luajnë për Ligën e Europës. I vetmi precedent i korçarëve me një

skuadër ukrainase është në edicionin 2013- 2014, ku në fazën "play-off" kualifikoh­ej Çernomoret­s Odesa pas goditjeve nga pika e bardhë. Të vetmit lojtarë të Skënderbeu­t që kanë të kaluar në Ukrainë janë Tefik Osmani ( Metalurg Zaporizhia) dhe Kristi Vangjeli (Çernomoret­s Odesa).

 ??  ?? Çast nga miqësorja e vitit të kaluar, Dinamo Kiev-Skënderbeu 4-1
Çast nga miqësorja e vitit të kaluar, Dinamo Kiev-Skënderbeu 4-1
 ??  ?? Faksimile e shkrimit të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s
Faksimile e shkrimit të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania