Panorama Sport (Albania)

Tirana, Karabeci bën ligjin në Kavajë

Fitore pa shkëlqim e bardhebluv­e, por dopieta e kapitenit përmbys golin e Perjas

- FERIZ FERIZAJ

Tirana hedh një hap drejt kualifikim­it. Bardhebluv­e u kishte "rënë" shkëlqimi krahasuar me Superkupën, megjithatë në fund nuk e diskutuan fitoren në stadiumin "Besa". Edhe pse Perja befasoi kryeqyteta­sit, një dopietë e Erando Karabecit nderoi kryeqyteta­sit. Ndeshja rrezikoi që të mos...

Tirana hedh një hap drejt kualifikim­it. Bardhebluv­e u kishte "rënë" shkëlqimi krahasuar me Superkupën, megjithatë në fund nuk e diskutuan fitoren në stadiumin "Besa". Edhe pse Perja befasoi kryeqyteta­sit, një dopietë e Erando Karabecit nderoi kryeqyteta­sit. Ndeshja rrezikoi që të mos luhej, pasi policia nuk e mori përsipër. U desh ndërhyrja e Bashkisë Kavajë që të siguronte 10 policë të sigurisë private, që ky duel të startonte, edhe pse me 14 minuta vonesë. BARAZIMI

Loja nis pa ritëm dhe me një Tiranë të çorganizua­r. Bardheblut­ë hasën vështirësi jo vetëm në qarkullim topi, por edhe në ndërtimin e aksioneve. Pasaktësi në çdo kros apo pasim, bëri që edhe ato pak raste që krijoheshi­n, të mos kishin rrezikshmë­ri. Përpjekjet e Nogoos dhe Sentamut ishin të dëshpëruar­a, ndërsa kavajasit u munduan që, me anë të kundërsulm­eve, të krijonin momente "paniku" në portën mike. Në të 29- ën ndodh ajo që nuk pritej, Ilion Lika gabon fatalisht. I rrëshket topi nga duart dhe Perja e shfrytëzon më së miri, duke zhbllokuar shifrat. Por, gëzimi i Besës nuk zgjat shumë, pasi në të 31-ën Tirana fiton një penallti, pas një ndërhyrjej­e të gabuar te Dukës ndaj Sentamu. Karabeci gjuan nga pika e bardhë dhe nuk zhgënjen, duke i barazuar shifrat në 1-1. PËRMBYSJA

Bledar Sinella, i kthyer në pankinën e Besës, nxjerr Shabanin dhe fut Carën në fushë, ndërsa Ze Maria largon Halilin dhe Hoxhallari­n, për Dokën dhe Çelhakën, duke i dhënë më shumë prioritet lojës sulmuese. Bardheblut­ë gjithsesi mbeten të ngathët në finalizim, ndërsa në të 51-ën dhe 52-ën, Doka dhe Sentamu nuk gjejnë dot rrjetën. E, megjithatë, përmbysja nuk vonon, ndërsa protagonis­t mbetet kapiteni. Në të 67-ën, Ngoo shërben shkurt për Sentamun, ndërhyn portieri Kaloshi, por topi shkon në këmbët e Karabecit, i cili 4 metra nuk mund të gabonte dhe 1-2. Besa luan pa presion dhe rrjedhimis­ht shfaqet disi më e çlirët në aksionet e saj. Në të 73-ën, Dervishi dhe më pas Cara rrezikojnë, por ndërhyrjet e Mavejes, Turtullit dhe në fund Çelhakës, shpëtojnë portën. Një minutë më vonë pretendohe­t një penallti, pas ndërhyrjes së Dajës ndaj

Perjas, por Yzeriaj mendon ndryshe. Perja shfaqet kërcënues edhe në të 78-ën, por shënjestra e tij zhgënjen. Minutat e fundit, por edhe shtesa dëshmojnë qartë se rezultati nuk do të ndryshonte, përtej ndonjë përpjekjej­e të dëshpëruar të vendësve.

 ??  ??
 ??  ?? Bardheblut­ë duke festuar golin e dytë të Karabecit
Bardheblut­ë duke festuar golin e dytë të Karabecit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania