Panorama Sport (Albania)

Policia tallet me ndeshjet, futbolli shqiptar për “Guinness”

Flamurtari i bën dhuratë ushnjës stolat para ndeshjes

- BESAR BOZGO

Ditën e djeshme të mjaftonin vetëm një palë kufje dhe një telefon normal me radio për të kaluar një ditë me shumë humor, të qeshura dhe çudi që nuk të ndodh shpesh t'i dëgjosh në fushat e futbollit. Një adrenalinë që ta mundëson vetëm futbolli shqiptar, sidomos kur luhet Kupa e Shqipërisë, kompeticio­ni që në turet e para të tij nuk merret seriozisht. Forcat e rendit "tallen" me ndeshjen Tomori- Bylis ku pasi e vonojnë startin e saj për disa minuta, largohen në mes të takimit duke bërë që ndeshja të ndërpritet në minutën e 65të. Laçi nuk tregohet aspak "Fair-Play" përballë adoleshent­ëve të Sopotit që luajnë "për herë të parë" futboll. Edhe në Kavajë, në përballjen mes Besës dhe Tiranës, dy prej klubeve që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, forcat e rendit nuk marrin përsipër ndeshjen dhe starti vonohet për rreth 15 minuta. Edhe në Superiore nuk mungojnë çuditë ku vetëm katër ditë përpara sfidës Flamurtari- Lushnja, klubi vlonjat u dhuron lushnjarëv­e stolat e vjetër të stadiumit. Gazeta sjell çuditë e futbollit shqiptar që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve të fundit kur është vetëm fillimi i sezonit të ri.

-Vetëm katër ditë përpara ndeshjes së javës së dytë në Superiore ndërmjet Flamurtari­t dhe Lushnjës, klubi vlonjat "josh" kundërshta­rin duke i dhuruar stolat e vjetër që janë hequr nga stadiumi. Vlonjatët janë në avantazh, e nisin ndeshjen me një "dhuratë". Ky takim do të luhet të shtunën, në orën 16: 00, në stadiumin e Ballshit. Flamurtari sërish ka probleme me fushën dhe e nis sezonin jashtë.

- Edhe pse ka një javë që ka nisur kampionati i Superiores dhe këtë fundjavë nis edhe Kategoria e Parë, FSHF dhe Sektori i Arbitrimit nuk japin asnjë shpjegim se përse një prej arbitrave më të mirë të Shqipërisë, Lorenc Jemini, nuk është më pjesë e listës. Edhe një herë duket se në futbollin shqiptar mund të vendosë vetëm një person, ndërsa mund të përjashtoh­esh pa të dhënë asnjë shpjegim.

- Ndërsa Enea Jorgji, njeriu që përcaktoi fituesin e

titullit të sezonit të kaluar, jo vetëm që është në toplistë, por ka marrë si shpërblim shumë takime ndërkombët­are.

-Policia tallet me futbollin shqiptar. Pavarësish­t se forcat e rendit ishin lajmëruar prej ditësh se në Çorovodë do të luhej sfida mes Tomorit dhe Bylisit, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, efektivët nuk janë korrekt dhe bëjnë që të vonohet starti i sfidës. Por, qëndrimi i tyre në stadium zgjat vetëm për 65 minuta. Në këtë moment, delegati i ndeshjes sheh që forcat e rendit janë larguar dhe ndërpritet menjëherë ndeshja. Takimi nuk përfundon, pasi forcat e rendit braktisin sfidën.

- E njëjta situatë përsëritet edhe në Kavajë. Pavarësish­t se në stadium nuk janë më shumë se 150 tifozë, forcat e rendit nuk e

marrin përsipër garantimin e sigurisë në ndeshjen Besa- Tirana. Klubi vendës siguron polici private për të bërë të mundur zhvillimin e takimit. Të gjithë kanë aluduar për një "hakmarrje" politike. Tashmë që në krye të Bashkisë është një përfaqësue­s i PD- së, duket se kavajasit dhe presidenti i rikthyer, Nexhat Bizhdili, do të kenë probleme. Në katër vitet e mëparshme, Besa nuk pati asnjë problem me forcat e rendit.

- Por, çuditë në Kavajë nuk përfundojn­ë me kaq. Tre emra trajnerësh dhe disa përmbysje brenda tri javësh në stolin e Besës. Fillimisht, pas largimit të Julian Ahmatajt në fund të sezonit të kaluar, në krye të skuadrës u emërua Bledar Sinella, Por, pas pak ditësh, u bë ndryshimi i parë duke u vendosur Ilirjan Berati. Edhe ky qëndroi vetëm dy ditë dhe drejtuesit vendosën "përfundimi­sht" për Artion Poçin. Ky i fundit e stërviti skuadrën gjatë të gjithë këtyre ditëve dhe dje, përpara sfidës ndaj Tiranës, presidenti Bizhdili rikthen në stol Sinellën, ndërsa Poçi do të kalojë në rolin e drejtorit teknik. E njëjta situatë ndodhi edhe një vit më parë te Besa ku u ndërruan disa trajnerë brenda pak javësh. Sëmundja vazhdon...

- Prej disa vitesh, FSHF, me një vendim absurd dhe të papreceden­t, u ka hequr të drejtën klubeve të Kategorisë së Dytë që të marrin pjesë në Kupën e Shqipërisë. Në të marrin pjesë vetëm dy skuadra në turin paraelimin­ator, në një kohë që janë rreth 30 ekipe në Kategorinë e Dytë. Dikur, në Delvinë, Këlcyrë apo Koplik kthehej në festë kur udhëtonte një prej emrave "big" të futbollit shqiptar. Tani, festa është zëvendësua­r me dhunën e përjavshme në nivele të tilla.

- Në Kamëz luhen dy ndeshje brenda katër orësh. Fillimisht, zhvillohet SopotiLaçi në orën 13: 00 dhe më pas Turbina- Korabi në orën 16: 00. Absurde dhe e pakuptuesh­me, në një kohë që skuadra cërrikase ka një stadium dhe fushë në kushte shumë të mira. Por, vlerësimi për ndeshjet e Kupës është zero.

- Laçi nuk e njeh "FairPlay"- n. Kurbinasit u shënojnë 12 gola adoleshent­ëve të Sopotit duke mos treguar aspak mëshirë. Përballë lojtarëve 16- 17vjeçarë, kurbinasit vendosin rekord dhe argëtohen.

- 54 gola u shënuan në ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Fillimisht, tetë gola i shënoi Skënderbeu në fitoren 8- 0 ndaj Mamurrasit të luajtur disa ditë më parë. Ndërsa, në 15 ndeshjet e djeshme, u shënuan 46 gola. Gjithmonë në turet e para të Kupës së Shqipërisë shënohen shumë gola dhe e njëjta gjë është përsëritur edhe këtë vit.

-Në ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë të luajtura dje, vetëm dy prej ekipeve të Superiores pësuan humbje. Kukësi kampion u mund 1- 0 në Rrogozhinë nga Egnatia. Gjithashtu, edhe Teuta u mund po me rezultatin minimal 1-0 në transfertë­n e Pukës ndaj Tërbunit.

 ??  ?? Laçi nuk njohu mëshirë në sfidën e djeshme ndaj Sopotit duke e mundur 12-0
Laçi nuk njohu mëshirë në sfidën e djeshme ndaj Sopotit duke e mundur 12-0
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania