Panorama Sport (Albania)

Fushatë me Kategorinë II, FSHF skandal me klubet

Favorizohe­n disa klube, ja si është shkelur rregullorj­a

- BESAR BOZGO

Dy ditë më parë, FSHF lajmëroi se në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv ishte bërë edhe ndarja e klubeve në dy grupet e Kategorisë së Dytë për sezonin e ardhshëm. Në njoftimin e thatë dhe pa asnjë sqarim të Federatës nuk bëhej e ditur asnjë emër skuadre apo më keq akoma ndarja e tyre në grupe. Gazeta "Panorama Sport" arriti të siguronte ndarjen e ekipeve në dy grupe ku ashtu si një sezon më parë, ishin nga 13 skuadra në çdo grup. Gazeta mëson se ka pasur diskutime të shumta në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ku është kërkuar përfshirja edhe e disa klubeve të tjera, ndër to edhe Skrapari. STRATEGJIA

Në një situatë të tillë, drejtuesit e FSHF- së kanë lënë gjithçka të hapur për sa i përket mundësisë së shtimit të ekipeve për sezonin e ardhshëm. Ky është edhe qëllimi se pse Federata ka fshehur ndarjen e skuadrave në grupe. Një strategji që ka lidhje edhe me zgjedhjet për kreun e FSHF-së vitin e ardhshëm. Çdo klub ka të drejtën e një vote në zgjedhje dhe nuk përjashtoh­et mundësia që kreu aktual i Federatës, Armand Duka, ta përdorë këtë çështje për fushatën e vitit të ardhshëm. Duke favorizuar klube të ndryshme që përfshin në kampionat edhe në mënyrë të padrejtë, në këtë mënyrë votat për zgjedhjet e ardhshme janë të sigurta. SKANDALI

Por, në institucio­nin që drejton dhe menaxhon futbollin shqiptar, rregullorj­a respektohe­t sipas dëshirës. Një sezon më parë u bënë pjesë e Kategorisë së Dytë dy skuadra, Këlcyra dhe Maliqi, për të cilat

nuk u respektua asnjë rregullore, por gjithçka ishte një dhuratë e FSHF-së. Sipas rregullore­s, klubet në Shqipëri e nisin gjithçka nga Kategoria e Tretë për t'u ngjitur në të Dytën dhe kështu me radhë. Por, as Maliqi dhe as Këlcyra nuk morën pjesë në Kategorinë

e Tretë një vit më parë, por u përfshinë menjëherë në të Dytën. Një shkelje e hapur e rregullore­s. Gjithçka në kuadër të strategjis­ë për sa u përket zgjedhjeve të ardhshme ku çdo votë vlen shumë. SEZONI I RI

Në kampionati­n e ardhshëm,

janë lënë jashtë skuadra si Skrapari, Kevitani apo ndonjë tjetër. Klubi i Kevitanit ka nisur prej disa ditësh punën, në një kohë që investimi është serioz. Gjithashtu, skuadra çorovodase është renditur në vendin e fundit në përfundim të kampionati­t të

kaluar dhe sipas rregullore­s duhet të luajë në Kategorinë e Tretë. Po pse nuk është respektuar rregullorj­a edhe në vitet e kaluara kur Skrapari është renditur i fundit, por ka marrë pjesë në kampionati­n pasardhës?R Në Federatë, rregullore­t vetëm shkruhen, renditen

dhe publikohen, por respektohe­n rrallë. Edhe pse është mesi i shtatorit, Federata ende nuk ka publikuar ndarjen e grupeve dhe as kalendarin. Në një kohë që mban peng shumë klube që u bëhen ndere dhe më pas kërkohet "shpërblimi". Futbolli në mjerim...

 ??  ?? Stolat e stadiumit të Vlorës që kanë mbërritur si dhuratë për t'u vendosur në stadiumin e Lushnjës
Stolat e stadiumit të Vlorës që kanë mbërritur si dhuratë për t'u vendosur në stadiumin e Lushnjës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania