Panorama Sport (Albania)

Bufon, “viktima” e 138-të e Lionel Mesit

Në Champions shënon 0.83 gola për ndeshje, lë pas edhe rivalin e tij Ronaldo

-

Tani është edhe Bufon në klubin "Mesi". Klub, në të cilin përfshihen të gjithë portierët që kanë pësuar gol nga ylli argjentina­s. Legjenda italiane kishte arritur ta mbante portën e paprekur përballë "Pleshtit", por ai e theu mallkimin e karrierës së tij të martën në mbrëmje, kur në ndeshjen e luajtur në "Kamp Nou" arriti të shënonte dy gola. Mesi nuk kishte arritur t'i shënonte Bufonit, as në Berlin ( shënuan Rakitiç, Suarez dhe Nejmar), por as në vitin e kaluar, kur triumfues dolën italianët dhe i dhanë leksion Barcelonës. Deri të martën, kishin të drejtë kur thoshin se Bufon është një tabu për Mesin, por tani erdhi replika e fortë e numrit dhjetë katalans. Iu deshën në total 315 minuta për të gjetur rrugën se si t'i shënonte portierit italian, por pati luksin që t'ia dërgonte topin në rrjetë dy herë në një ndeshje. Një tjetër "objektiv", për një jashtëtokë­sor që ka numra të frikshëm dhe impresonue­s. Të pakrahasue­shëm me të tjerët. Xhanluixhi Bufon ishte portieri i 138- të dhe iu shtua listës së gjatë të atyre që kanë pësuar nga Leo Mesi.

STATISTIKA­T

Me dopietën e shënuar në portën e Juventusit, golat e Mesit në Champions shkojnë 96 në 116 ndeshje. 59 prej tyre janë shënuar në fazën e grupeve dhe 37 në ato me eliminim direkt. Një mesatare 0.83 gola, superiore në krahasim me atë të Ronaldos. "Topi i Artë" këtë sezon, me shumë mundësi, do të jetë në duart e portugezit (i cili do të barazojë Leon), por fillimi i sezonit për Mesin është i frikshëm dhe jep sinjale që do të ketë betejë të fortë mes tyre, ose ndoshta edhe me ndonjë tjetër. Ka arritur të shënojë 8 gola në 6 ndeshje që në total shkojnë 515 në 589 ndeshje të luajtura me Barcelonën, 573 gola në 709 ndeshje të luajtura në karrierë. Kjo është nisja më e mirë e sezonit që nga viti 2013 për argjentina­sin, i cili është rikthyer të udhëheqë Barcelonën në fitoret në kampionati­n spanjoll dhe në Europë. Shifrat flasin vetë, kush mendon se është i aftë t'i komentojë apo të bëjë krahasime, gabon...

DIBALA LARG

Por, përveç Bufonit, performanc­ën

fantastike të Leo Mesit e vuajti edhe Paulo Dibala. E krahasojnë me bashkëkomb­ësin e tij, por për momentin kanë pak gjëra të përbashkët­a. Talenti nuk mungon, por eksperienc­a bën diferencën. Paulo

është i fortë dhe në të ardhmen do të shkruajë historinë e futbollit, por për momentin Leo qëndron në një tjetër kategori. Ai është në qiell dhe Dibala mund ta arrijë vetëm duke ecur mirë me këmbët në tokë...

 ??  ??
 ??  ?? Karikatura, Xhixhi Bufon shënon i fundit emrin në listën e gjatë prej 138 portierësh të ndëshkuar nga Lionel Mesi.
Karikatura, Xhixhi Bufon shënon i fundit emrin në listën e gjatë prej 138 portierësh të ndëshkuar nga Lionel Mesi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania