Panorama Sport (Albania)

Verner do Bajernin, klubi presion Riberisë

"Më pëlqen Spanja, bavarezët tani nuk janë një opsion"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në prag të sfidës së parë në Champi ons për skuadrën e Lajpcigut, ylli i sulmit, Timo Verner, ka rrëfyer gjatë një interviste çdo të ndodhë me të ardhmen e tij, si dhe ka sqaruar mbi zërat e një transferim­i të mundshëm te skuadra e kampionëve gjermanë të Bajernit. Lidhur me këtë, ai ka thënë se: "Deri më tani kam ngjitur shkallë mjaft të rëndësishm­e në karrierën time krahas skuadrës së Lajpcigut. Sa i përket largimit nga këtu, nuk mendoj se ç'mund të ndodhë pas një, dy ose tri vitesh. Por, pa dyshim që do të doja të luaja për një skuadër të madhe. Megjithatë, gjithçka mbetet për t'u parë, pasi edhe Lajpcigu është drejt një rruge tepër të mirë për t'u shndërruar në një klub të këtij kalibri". Në vijim, për klubet spanjolle dhe transferim­in e tij drejt tyre, Verner tha se: "Në Spanjë janë maksimalis­ht tre klube, të cilat mund të konsideroh­en të mëdha si: Barcelona, Reali i Madridit dhe Atletiko. Ndërsa në Angli mund të ketë edhe më shumë se kaq: Arsenali, Çelsi, Totenhemi, Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Siti". Sulmuesi, i cili triumfoi me kombëtaren gjermane në eliminator­et e Botërorit, ka folur edhe mbi largimin e tij drejt skuadrës bavareze: "Megjithatë, edhe Bajerni është një skuadër tepër e mirë dhe një klub i madh në futbollin europian, por nuk e kam menduar ende si opsion". Për ishsulmues­in e Shtutgarti­t, ekziston edhe mundësia për një rinovim kontrate në skuadrën e Lajpcigut. Kontrata e tij aktuale

është e vlefshme deri në vitin 2020, duke e cilësuar si një prej vendimeve më të mira që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Sa i përket rinovimit, Timo Verner tha se: "Pa dyshim që edhe një rinovim është i mundshëm, por ka ende kohë për të vendosur për këtë. Edhe nëse nuk rinovoj tani, kjo s'do të

thotë që në verë do të largohem nga skuadra. Nuk është e thënë që një lojtar të qëndrojë patjetër aq sa e ka të shkruar në kontratë. Mund të largohet ose të rinovojë dhe të zgjasë kontratën më tej. Futbolli është një sport me intensitet tepër të lartë, ndaj kurrë nuk i dihet se ku mund të luash".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania