Panorama Sport (Albania)

Dueli në Austri, Montela: Milani do bëjë kthesën

Rikthim te mbrojtja me tre, në sulm dyshja Kaliniç-Silva

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘‘ Ernst Happel Stadion" ka gjithmonë bukur inë e tij, thuajse si në vitin 1990, kur Rajkard rezultoi vendimtar në finale e Kupës së Kampionëve kundër Benfikës. Sot, për Austria e Vjenës-Milan, ndeshja e parë e Ligës së Europës për këtë sezon, do të jenë prezentë 30-35 mijë tifozë kuqezi, sepse pritshmëri­a për Milanin e ri është e madhe. Montela... më shumë nga të gjithë: "Shoh një skuadër që dëshiron të tregojë menjëherë sesa vlen, pres një tjetër qëndrim, në të kundërt nga Lacio- Milan. Ishte një humbje e shëmtuar, duhet ta lëmë veç dhe të shohim përpara. Pres një përgjigje të menjëhersh­me nga skuadra, pavarësish­t cilësisë së lojës apo fitores. Nuk duhet të jemi ata të ditës së diel".

"KUJDES NGA AUSTRIAKËT!" - Montela, gjithmonë tifoz i Milanit, ka treguar se çfarë përfaqësoi për të Vjena dhe finalet e viteve 1990 dhe 1995: "Në 1990-ën isha te Empoli, në një restorant, me kompletin e bardhë të Milanit. Ende e kujtoj. Ndërsa në 1995ën jo, e them me sinqeritet atëherë e kisha hequr". Tashmë është trajner, duhet të mendojë për ambiciet dhe kritikat: "Objektivi i parë është të kalojmë fazën, mundësisht si

kokë grupi, më pas mund të mendojmë për të tjerat. Austria e Vjenës është e nënvlerësu­ar, por janë një skuadër shumë aktive, lojtarët ndërrojnë shpesh rol gjatë harkut të ndeshjes. Është e vështirë të luash në mbrojtje kundër tyre. Kritikat? Janë më se normale,

lëvdatat ndoshta ishin të tepërta, po ashtu ndoshta edhe kritikat, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Është e drejtë kështu, janë gjëra që herët apo vonë duhet të ndodhin".

MBROJTJA ME TRE - Në rolin e mbrojtësit të djathtë, sot do të jetë Abate. Për nga karakteris­tikat,

ai pozicion është i ndërtuar për të nxjerrë në pah vlerat e Kontit. Andrea, megjithatë, përjetoi një moment historik nëntë ditë më parë: debutoi me Italinë kundër Izraelit dhe në të njëjtën ndeshje doli i dëmtuar nga fusha e lojës. Shqetësimi në kavilje i mohoi të zbriste në

fushë kundër Lacios në ndeshjen e fundjavës, gjithashtu e ka lënë jashtë edhe kundër Austrisë së Vjenës dhe nuk është ende e thënë që do të jetë i gatshëm për të dielën, kur në "San Siro" do vijë si mik Udineze. Konti mbetet pra i padisponue­shëm, por ndërkaq kthehet një titullar: Romanoli do jetë sërish në dispozicio­n të Montelës, jashtë fushave që prej transfertë­s në Maqedoni kundër Shkëndijës, precedenti i vetëm i sezonit ku trajneri kuqezi përdori modulin me tre në mbrojtje. Bashkë me të, repartin do e plotësojnë Bonuçi dhe njëri mes Muzakios e Zapatës (ky i fundit favorit). Në krahun e majtë do të vendoset Antoneli, Rodriguez qëndron në shtëpi.

MESFUSHA PRET SURPRIZANë mesfushë rikthehet gjithashtu një tjetër i rikuperuar, Bonaventur­a, i cili u aktivizua për më shumë se një orë edhe ndaj Lacios. Megjithatë, priten surpriza. Në balotazh me "Xhek", në momentet e fundit, është dhënë edhe Hakan

Çalhanoglu, për të plotësuar mesfushën me pesë, duke parë se turku pëlqen të avancojë në sulm dhe të luajë në qendër. Thuajse e sigurt fanella si titullar për Frenk Kesin (i cili nuk ka momentalis­ht shokë reparti me të njëjtat karakteris­tika) dhe Lukas Biljan, që po gjen formën optimale.

BALOTAZH PËR SULMIN - Zgjedhja taktike e Montelës varet nga vendimet që do të merren në sulm. Në sulm, tre alternativ­a do të luftojnë për dy vende titullari dhe gara për fanellën duket tejet interesant­e: nisen në të njëjtin nivel Silva, Kaliniç dhe Suso, ky i fundit i provuar si sulmues i dytë. Ky është "çelësi". Me spanjollin në fushë, moduli 3-5-2 do të kalonte në një 3- 4- 2- 1, me spanjollin në dyshe me Çalhanoglu­n pas krahëve të Kaliniçit, ose në 3-4-3, ku të dy do të pozicionoh­eshin në krah të "pykës" kroate. Në stërvitjen e fundit ka qenë i pranishëm edhe administra­tori i deleguar, Fasone, i cili ka ndjekur seancën stërvitore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania