Panorama Sport (Albania)

Daja: Tentojmë mrekullinë në Kiev, nuk jemi rastësisht këtu

Trajneri i Skënderbeu­t: Provojmë shanset tona, por na duhet shumë fat

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, ka pranuar se për ekipin që ai drejton nuk është një gjë shumë e zakonshme që të luajë në këto nivele në Europë, edhe pse klubi korçar është në fazën në grupe për të dytën herë. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, ai theksoi se Dinamo Kiev është favorite për të fituar këtë sfidë, por edhe se skuadra e tij do të luftonte për të marrë pikë ndaj çdo rivali. Para nisjes për në Ukrainë të skuadrës, Daja bëri një deklaratë edhe për "Supersport", duke prekur edhe disa tema të tjera. Ja si u shpreh trajneri:

Skënderbeu dhe Dinamo Kiev janë përballur në tri ndeshje miqësore. Sa kanë ndryshuar skuadrat nga hera e fundit që keni luajtur? Në atë periudhë nuk punoja për Skënderbeu­n, ndaj është më mirë që pyetjet t'ia drejtoni kapitenit Shehi. Por, sipas mendimit tim, ndeshjet miqësore nuk mund të krahasohen me ato zyrtare.

Po kaloni një moment mjaft të mirë, çfarë prisni sot në duelin me nënkampion­ët në fuqi të Ukrainës?

Nuk është diçka e zakonshme për ne të luajmë ndeshje në këto nivele, ndaj pa dyshim favorite për duelin është Dinamo. Por, ne me siguri që do të kemi shanset tona dhe do të mundohemi të tregojmë lojën që dimë të bëjmë. Edhe skuadrat e tjera në grup kanë më shumë eksperienc­ë, por do të luftojmë edhe me ta për t'u munduar që të marrim disa fitore. Ndeshjet në fazën në grupe të Ligës së Europës nuk mund të krahasohen me ndeshjet e kampionati­t shqiptar, ky është një nivel krejt tjetër. Ne do të mundohemi të paraqitemi me dinjitet në këto sfida. Keni ardhur këtu në Kiev pa tifozë, si ka mundësi?

Ata vendosën vetë nëse do të fluturonin apo jo në Ukrainë. Sa shanse ka Skënderbeu për të ndalur ukrainasit? Jemi koshient që të gjithë ekipet që kemi në Kupat e Europës janë me një koeficient të lartë vështirësi­e, akoma më shumë edhe ndeshja që kemi në Kiev ndaj Dinamos, që është në vazon e parë në short. Kjo do të thotë se kualiteti dhe cilësia e kundërshta­rit janë në një shkallë më superiorë, por futbolli është një sport subjektiv ku shpresohet gjithmonë. Me këtë grup, a mund të pretendohe­t edhe kalimi më tej? Nuk jemi rastësisht këtu, do provojmë shanset tona, duke pasur fatin me vete. Do të shohim ndeshje pas ndeshjeje se çfarë jemi në gjendje të bëjmë praktikish­t, pasi teorikisht janë ekipet e tjera favorite. Futbolli i pranon të gjitha.

Ali Soue ka zhvilluar ndeshje shumë të mira, por nuk ka arritur të shënojë. Prisni gol në Kiev nga sulmuesi?

Një sulmues matet me gola dhe asiste. Pavarësish­t se Soue nuk ka shkuar te goli, në ndeshje e fundit kanë qenë dy veprimet e tij, qoftë në marrjen e penalltisë, qoftë në asistin për Muzakën. Kjo do të thotë se është në rrugën e mbarë. Nëse i shërben ekipit, mund t'i shërbejë qoftë me gol, qoftë me shërbime për pasin e fundit, gjë të cilën e ka bërë. Shpresoj të thyejë akullin për sa u përket golave. Starti i kampionati­t çfarë përshtypje­je ju la?

Kemi luajtur vetëm një ndeshje në kampionat. Ne si objektiv kemi fitimin e titullit kampion dhe ky është fokusi i të gjitha energjive tona psiko-fizike, por paralelish­t kemi edhe një paraqitje sa më të mirë në Ligën e Europës. Ll.Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania