Panorama Sport (Albania)

Shehi, ukrainasve: Ju pa Jarmolenko­n, ne pa Latifin

-

Kapiteni i Skënderbeu­t, Orges Shehi, ka dalë dje në një konferencë për shtyp në Kiev në kuadër të ndeshjes së parë të grupeve ndaj ukrainasve të Dinamos. Portieri "veteran" nuk e ka cilësuar shitjen e Jarmolenko­s te Dortmundi si ndonjë plus të madh për Skënderbeu­n. Shehi ka thënë se edhe korçarët kanë humbur shërbimet e Liridon Latifit. Fillimisht kapiteni ka folur edhe për mungesën e ndeshjeve europiane në sezonin e shkuar. "Sigurisht që na munguan ndeshjet europiane. Ndoshta për mua ishte pak më e lehtë, sepse isha pjesë e Kombëtares shqiptare. Mendoj se viti pa Europë na bëri më të fortë dhe më të uritur për fitore", deklaroi 39-vjeçari, i cili, pas deklaratës së dy muajve më parë për tërheqje nga futbolli, tashmë ka ndryshuar mendim. I pyetur për përballjet e mëparshme në miqësore ndaj Dinamos së Kievit, Shehi u shpreh: "Kemi luajtur me Dinamon ndeshje miqësore edhe në verë edhe në dimër, por që nga ajo kohë skuadrat kanë ndryshuar shumë. Për shembull, ne nuk kemi vetëm shumë lojtarë të rinj, por ka ardhur edhe një trajner i ri. Dinamo është favorite për këtë ndeshje, por edhe ne dimë të luajmë futboll dhe do të mundohemi të tregojmë forcën tonë". KRAHASIMI ME YJET - "Shitja e Jarmolenko­s nga Dinamo Kiev te Dortmundi a mund të quhet favorizim për Skënderbeu­n?". Kjo është pyetja që i bënë dje gazetarët ukrainas Shehit dhe ky i fundit iu përgjigj në këtë mënyrë: "Po, është diçka pozitive për ne. Jarmolenko është një futbollist shumë i mirë që di t'i shkaktojë probleme mbrojtjes kundërshta­re. Por këtë verë edhe nga ekipi ynë është larguar një lider, Liridon Latifi. Në këtë këndvështr­im, jemi të barabartë". Ndërkohë, sot Shehi do të luajë ndeshjen e 33-të me fanellën e Skënderbeu­t në Kupat e Europës. Kjo është hera e dytë që portieri luan në fazën e grupeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania