Panorama Sport (Albania)

Aventura e tifozëve korçarë, 1862 kilometra për Skënderbeu­n

Katër ultras udhëtojnë me makinë deri në Kiev

-

"Të çmendur". Ndoshta kështu mund të cilësohet aventura e katër tifozët bardhekuq, që do të jenë prezent sot në stadiumin e Dinamos së Kievit. Pas 1862 kilometras­h rrugë të përshkruar­a me makinë, ata do të ndjekin nga afër skuadrën e zemrës. Bëhet fjalë për katër ultras, që njihen shumë mirë edhe në ambientin sportiv të Korçës. Për ta është një aventurë fantastike, pasi janë të dashuruari­t pas ekipit bardhekuq, duke bërë kështu një sakrificë. Udhëtimi i tyre ka nisur të martën nga juglindja e Shqipërisë, për të mbërritur sot në veri të Ukrainës. Një rrugëtim që është zhvilluar në tri etapa për të përfituar disi kohë, në mënyrë që të çlodhen nga rruga e gjatë. Ndalesa e parë ka qenë në Bullgari, atje ku grupi i tifozëve ka kaluar natën dhe mëngjesin e djeshëm. Sikundër bëjnë me dije tifozët e zjarrtë të Skënderbeu­t për "Panorama Sport", edhe 4000 kilometra janë shumë pak për Skënderbeu­n. Po pikërisht 4000, sepse në këtë rrugë llogaritet edhe kthimi për në Korçë, që sërish do të bëhet nga i njëjti itinerar. Udhëtimi nis me Greqinë, më pas në Bullgari dhe vazhduar me Rumaninë, për të përfunduar në destinacio­nin final. Gjatë rrugës, ultrasve u ka ndodhur edhe një incident. Kur gjithçka po shkonte më së miri, në Galati të Rumanisë ka ndodhur e paparashik­uara. Në tentativë për të kaluar nga Rumania në Moldavi dhe më pas në Ukrainë, ata janë bllokuar nga pala moldave, e cila, pa dhënë shumë shpjegime, nuk i ka lënë të hyjnë. Të vendosur që me çdo kusht të shkojnë në Kiev për të mbështetur ekipin, katër tifozët kanë menduar të kalojnë nga Rumania direkt në Ukrainë, duke mënjanuar Moldavinë si shtet. Pavarësish­t se kjo ua zgjat edhe më shumë se 300 kilometra rrugën, ata mbërritën në destinacio­n. Ll.Saro

 ??  ?? Tifozët korçarë që udhëtuan drejt Kievit
Tifozët korçarë që udhëtuan drejt Kievit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania