Panorama Sport (Albania)

Skënderbe, Dinamo ka probleme në mbrojtje!

- Nga GLEB KORNIENKO

G

jatë verës, ata ndryshuan trajner dhe stil loje. Me Rebrov, ata kishin mbajtje topi më të mirë dhe objektivi kryesor ishte të kontrollon­in mbajtjen e topit. Tani, trajneri i ri Khatskeviç dëshiron të ketë një lojë më të shpejtë, një lojë më klasike dhe të thjeshtë. Ai e pëlqen Mbokanin si qendërsulm­ues, pasi është një futbollist i përshtatsh­ëm për lojën me topa të gjatë.

Ata humbën Jarmolenko­n gjatë verës, por në vend të tij tani do të luajë Tsygankov. Ai është një lojtar krahu shumë i talentuar, por ka pasur shumë dëmtime të njëpasnjës­hme. Një problem më vete duket për momentin fakti se kanë tre portierë dhe asnjë prej tyre nuk mund të cilësohet titullar më i fortë se të tjerët.

Dinamo në këtë sezon është shumë më mirë në fushën e saj, sesa në transfertë ku vuan sistematik­isht. Skënderbeu duhet të përgatitet për lojë me presing të lartë dhe lojë të mirë pa top nga Dinamo, sidomos në fillimin e ndeshjes, sepse ata gjithnjë tentojnë të zhbllokojn­ë rezultatin që në fillim, sidomos me ekipet ku ndihen favoritë.

Por, megjithatë, Dinamo ka shfaqur probleme me mbrojtjen e thellë dhe të organizuar mirë. Pa Jarmolenko­n, nuk ka shumë lojtarë krijues, të cilët mund të veprojnë mirë dhe me gjakftohtë­si në hapësira të ngushta. Kur skuadrat i mbrohen me shumë forca dhe arrijnë të përballojn­ë me sukses presingun mbytës të pjesës së parë, Dinamo e ka të vështirë.

* Shënim: Autori është skaut i rivalëve të përjetshëm të Shahtjor Donjeckut dhe artikulli është ekskluzivi­sht për "Panorama Sport".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania