Panorama Sport (Albania)

Çani gol në start, Moxhi zhgënjen 3000 tifozë

Kuçovarët kuriozë për ta parë, ish-drejtori i Juves mungon

- ARBEN ÇEPANI

Rikthimi i Partizanit në stadiumin "Bashkim Sulejmani" ka zgjuar interesin e tifozëve të Naftëtarit, që duhet thënë se kanë qenë gjithmonë në krah të skuadrës së tyre. Rreth 3000 qytetarë kanë ndjekur nga afër këtë ndeshje dhe nuk ka munguar mbështetja për vendasit, sidomos pas shënimit të golit të parë. Por, ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e tifozëve të kuq, pasi sektori i rezervuar për ta ishte i boshatisur. Interes të madh ka pasur nga të gjithë tifozët për të parë nga afër ish- drejtorin e Juventusit, Luçiano Moxhi, aktualisht pjesë e Partizanit, por ky i fundit, ashtu si presidenti Demi, nuk e kanë ndjekur nga afër këtë përballje.

PJESA E PARË - Pas humbjes në ndeshjen e parë të kampionati­t, Partizani është rikthyer te fitorja në takimin që ka luajtur dje në Kupën e Shqipërisë ndaj Naftëtarit në transfertë. Skuadra e Iulianos ka bindur përballë vendasve në shifrat 6- 2, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikim­it në turin tjetër. Të kuqtë e nisën ndeshjen në sulm, ku në minutën e 10' Kalari godet shtyllën traversale. Por, pas dy

minutave, miqtë befasohen, pasi Allkanjari, pas një inkursioni të gjatë, pason te Nallbati që përballë Xhikës shënon duke kaluar vendasit në avantazh, çka bën që tifozët të nisin festën. U duk se kjo ndeshje për Partizanin do ishte vazhdimi i asaj me Laçin, por kryeqyteta­sit kanë reaguar shpejt. Pas shtatë minutash, Bardhi vepron bukur në zonën kundërshta­re

dhe pason për Xhixhiuan, i cili nuk gabon dhe vendos baraspeshë­n. Të kuqtë çlirohen plotësisht dhe krijojnë raste të shumta. Xhixhiua shfaqet shumë i rrezikshëm në krahun e djathtë dhe është problemati­k për mbrojtjen e Naftëtarit. Rastet e Partizanit janë të shumta, por portieri Koçi mohon gola të sigurtë. Naftëtari mundohet të godasë me kundërsulm dhe në minutën e 39' Allkanjari driblon pothuajse të gjithë mbrojtjen mike, por në fund është i vetëm dhe dorëzohet. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Malota shënon golin e dytë pas një krosimi në zonë nga këndi.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i takimit është më i bukur dhe prodhon gola. Ritmi është i lartë për të kuqtë dhe vendasit e kanë tepër të vështirë për të përballuar presionin. Në të 57' tekniku Iuliano hedh në fushë blerjen më të shtrenjtë të "demave", Edgar Çanin, i cili debuton me gol. La Kamera shërben bukur nga goditja e këndit për sulmuesin shtatlartë, i cili, pas një gjuajtjeje fluturimth­i brenda zonës, shënon golin e tretë. Futja e Çanit i jep më shumë gjallëri sulmit dhe golat nuk mungojnë. Pas 3 minutave shënon Herrera, pas një pasimi të Çanit. Edhe minutat e fundit janë të shpejta, ku Partizani duket i pangopur. Xhixhiua gjen golin e 2-të personal dhe të 5-in për ekipin. Kuçovarët shkurtojnë distancën pas një goditjeje të bukur të Xh. Kajos nga një distancë e largët. Një minutë para përfundimi­t, Idriz Batha kompleton fitoren e të kuqve, duke realizuar edhe golin e gjashtë.

 ?? Foto: A.Çepani ?? Çast nga festimi i një prej golave të Partizanit
Foto: A.Çepani Çast nga festimi i një prej golave të Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania