Panorama Sport (Albania)

Shënojnë Raçiç dhe Plaku, Kamza mposht me lehtësi Ilirinë

Sulmuesit e ardhur gjatë merkatos japin sinjale pozitive

-

Iliria nuk ka mundur t'i bëjë ballë Kamzës në ndeshjen e djeshme të luajtur në Fushë-Krujë, ku ka humbur në shifrat 2- 0. Kryeqyteta­sit e drejtuar nga Ramadan Ndreu kanë kontrollua­r takimin, duke shënuar dy herë në portën kundërshta­re me dy futbollist­ët që u afruan gjatë merkatos së verës, siç është Plaku dhe Raçiç.

PJESA E PARË - Minutat e para të takimit janë mjaft të qeta, megjithatë Sebino Plaku tregohet agresiv në repartin sulmues dhe, herë pas here, vendos në vështirësi mbrojtësit vendës. Në minutën e 5-të, lojtari provon të gjejë kuadratin e portës, por topi shkon pak mbi traversë. Fushë-krujasit kundërpërg­jigjen me anë të Xhabrahimi­t, i cili shfrytëzon më së miri një top të Ballukut dhe gjuan me kokë, por Gjonikaj

është pozicional dhe arrin të presë. Pas këtij momenti, Kamza merr në kontroll lojën. Plaku dhe Raçiç kontrolloh­en mirë mes tyre, por goli nuk vjen, pasi sulmuesit tregohen disi të pasaktë përpara portës vendëse. Gjithsesi, goli nuk do të vononte

shumë dhe në minutën e 25të Neziri kroson në zonën vendëse, kroson saktë dhe Raçiç me kokë arrin të shënojë. Edhe pse fushë-krujasit mundohen që të reagojnë, nuk ia dalin, pasi mbrojtja dhe portieri mik janë në ditë të mirë.

PJESA E DYTË - Ndryshe nga 45- minutëshi i parë i takimit, në fraksionin e dytë nuk ka shumë emocione, pasi ekipet vendosen mirë në fushë. Iliria tenton që të mos pësojë shumë gola, ndërsa kamzalinjt­ë duan t'i mbyllin sa më parë llogaritë me kualifikim­in për në turin tjetër. Në minutën e 57-të, Plaku arrin të kontrolloj­ë një top në hyrje të zonës vendëse dhe

depërton bukur brenda saj, duke gjuajtur salto dhe dyfishuar shifrat. Iliria mundohet të ndryshojë rezultatin me anë të Ymerit, por portieri Ujka tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun në momentin e fundit. Pas shënimit të golit të dytë nga miqtë, ritmi i lojës ka rënë dhe ndeshja është mbyllur në shifrat 2-0 për Kamzën. Shkëlqim Hasani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania