Panorama Sport (Albania)

açi shpartallo­n Sopotin

hi ha bën "manita", Nica: Nuk mund t u thosha lojtarëve të mos shënonin më

- ABDULLA DUSHKU

Pasi theu Partizanin në kampionat, Laçi shpartallo­i edhe Sopotin. Por, përballë adoleshent­ëve librazhdas, nuk janë treguar kurrsesi të kursyer. Takimi i parë i Kupës së Shqipërisë, i zhvilluar në një prej fushave të Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamzë, u mbyll me shifrat 0-12. Bardhezinj­të janë treguar të pamëshirsh­ëm ndaj Sopotit, duke mos reshtur së shënuari. Dje ka debutuar edhe sulmuesi kongolez Idris Mbombo, i ardhur në formë huazimi nga Al Shabab, i cili realizoi dopietë. Por, njeriu i ndeshjes ishte pikërisht Redon Xhixha, i cili bëri 5 gola.

NDESHJA - Laçi siguron kualifikim­in për në turin tjetër. Dhe vend për dyshime nuk ka, pasi mjafton të shohësh rezultatin. Bardhezinj­të hodhën në fushë lojtarë të rinj, duke filluar

që nga kapiteni Hoxha, që është vetëm 25 vjeç. Por përballë kishin elementë ku dominonin edhe 16-vjeçarët (si Kullafi, Xhakerri e Rreshka). Ded Bushi hapi serinë e golave, me një trajektore shtrirazi që përfundoi në portë, ndërsa fieraku Uzuni mendoi për dyfishimin. Por "vulën" në këtë fraksion e vendosi Mbombo, pas një goditjeje

të saktë më kokë. Në të dytën futja në lojë e Xhixhës, Smaçit e Dukës, solli shpërthimi­n në sulm dhe si rezultat vijnë edhe 9 gola të tjerë, që më shumë se gjysma mbajnë firmën e Redon Xhixhës. Në të 47-ën realizon Lushkja, i cili del i vetëm me portierin, pasi fiton duelin me 16-vjeçarin Xhakerri. Më pas mendon Shala për të pesëfishua­r me një gjuajtje brenda zonës e më pas vjen radha e Xhixhës, një sulmues klasik që shënon 5 gola radhazi, njërin prej të cilëve me penalltinë. Por në fund shënon emrin si golashënue­s edhe mbrojtësi Fangaj.

NI A - Trajneri i Laçit u shpreh i kënaqur nga ekipi. Stavri Nica pas ndeshjes deklaroi se: "Skuadra po kalon çaste të mira, lojtarët luajnë me përkushtim dhe janë të fortë fizikisht. Kjo ndeshje na shërbeu shumë për Luftëtarin, ku presim përsëri një fitore të radhës. Sot (dje) nuk kishim për qëllim bollëkun e golave, por të provoja lojtarët për ndeshjen e radhës. Nuk mund t'u thosha lojtarëve ' mos shënoni më'".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania