Panorama Sport (Albania)

Derbi fitohet nga Besëlidhja, Shënkolli "ngec" te penalltia

-

Besëlidhja fiton derbin me Shënkollin, ndërsa golat e Dycës dhe Kontes i japin rrugë kualifikim­it për në turin tjetër. Takimi i djeshëm nisi i qetë, por me Besëlidhje­n më kërkuese, që me kalimin e minutave u zhvendos në gjysmëfush­ën e Shënkollit. Megjithatë "ngacmimi" i parë vjen në të 11ën, kur Bangoura, edhe pse kishte një rast ideal, nuk gjen kuadratin. Pas disa sulmesh sporadike nga të dyja kampet, në të 29-ën Shënkolli zgjohet. Një korne e ekzekutuar nga Pjetrushi shkon te Kulli, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë kalon ngjitur me traun e portës lezhjane. Ndonëse të dyja u shfaqën kërkuese deri në fund, pjesa e parë u mbyll pa gola. E dyta nis ndryshe, me Besëlidhje­n që duket më e angazhuar. Në të 49-ën I. Kamara që gjuan fort, por "shënjestra" nuk është e duhura. Në të 50- ën kundërpërg­jigjet Shënkolli me një sulm të shpejtë të nisur nga Mirdita, topin e kontrollon Kulli, ky i fundit e jep te Rub. Danaj, por nuk ia del. Në të 56-ën Besëlidhja sulmon me shpejtësi me anë të O.Kamara që futet në zonën shënkollas­e dhe Dyca, duke studiuar pozicionin e portierit, gjuan duke e kaluar topin në rrjetë dhe 0-1. Pas pësimit të golit, ekipi i Kullit përpiqet, por pa mundur që t'i finalizojë aksionet, pasi mbrojtësit e Besëlidhje­s ishin në lartësinë e detyrës. Në të 75' sulmon Shënkolli me anë të Rub. Danajt, por në zonë pengohet prej Mirditës. Ka penallti dhe vetë Danajt ekzekuton, por grushtimi i Bajrit shpëton Besëlidhje­n. Pas këtij shansi të humbur, loja kalon nën kontrollin e Besëlidhje­s dhe në të 89-ën është Konte që gjuan fort duke e mposhtur portierin dhe "vulosur" shifrat në 0-2. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania