Panorama Sport (Albania)

Konflikti për pronat, Halili: Ja e vërteta e sherrit me mjekun

-

Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me mjekun Krenar Preza mëngjesin e djeshëm, madje sikundër u raportua sherri kishte përfunduar deri te grushtet. Sherri ka nisur pasi Preza i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati, ku presidenti i Tiranës nuk kishte zbatuar marrëveshj­en e nënshkruar. Halili duhet t'i dorëzonte mjekut 3 apartament­e, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderue­shme në euro, raportonte "Opinion.al", por kjo nuk ka ndodhur. Dje në mëngjes, Përmbarues­i së bashku me mjekun Krenar Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por gjithçka përfundoi edhe me përplasje me presidenti­n e Tiranës, i cili e ka goditur me grusht mjekun pas debateve.

REAGIMI - Vetë Refik Halili ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur, ndërsa fill pas ndeshjes së luajtur në Kavajë mes Besës dhe Tiranës, dha variantin e tij të fakteve. Në një deklaratë ekskluzive për "Panorama Sport", kreu i klubit bardheblu ka akuzuar se gjithçka ishte e organizuar nga pala tjetër për të denigruar figurën e tij. "Nuk është mirë ta ngatërrojm­ë futbollin me biznesin. Ajo është diçka e pastër, e dokumentua­r, pasi ka edhe një konflikt gjyqësor. Kanë kërkuar që të bëjnë ekzekutimi­n. Por ka afate edhe në këtë drejtim dhe është 10-ditor, ndaj unë kam hapur një proces gjyqësor. E pashë që ishin të mirorganiz­uar, që të denigronin sa më shumë figurën time. Për më shumë flet dokumenti i policisë, që është zyrtar. Dhe aty mund të vërtetohet, se nuk ka asgjë nga ajo që ka shkruar në media. Gjithkush mund të shkojë në polici dhe të informohet", tha presidenti i 24 herë kampionëve të vendit për këtë çështje.

NDESHJA - Halili u ndal edhe te ndeshja dhe merkatoja e bërë nga bardheblut­ë, ndërsa evidentoi se te skuadra blerjet janë realisht cilësore. "Në radhë të parë dua t'i uroj suksese startit të sezonit, jo vetëm Kupës së Shqipërisë, por edhe Kategorisë së Parë, ku jemi edhe ne këtë vit. Më bëhet qejfi që shoh një Besë të mirorganiz­uar në fushë, shpresoj që të rikthehet aty ku ka dëshirë edhe populli kavajas. Sa i përket merkatos, mendoj se është cilësore. Vetë stafi teknik është i kënaqur. Por duhet punë që të arrijmë aty ku edhe trajneri pretendon. Shpresoj që të shkojmë aty ku duhet. Sa i përket Binguilës vjen të premten, ndërsa Kalun iku me mirëkuptim. E morëm me anë të një menaxheri të njohur, por për motive familjare kërkoi prishjen e kontratës", përfundoi numri një i klubit kryeqyteta­s. F.Ferizaj

 ??  ?? Halili, dje duke ndjekur ndeshjen në Kavajë
Halili, dje duke ndjekur ndeshjen në Kavajë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania