Panorama Sport (Albania)

Super Egnatia, Kukësi në tapet

Mbrojtësi Bakiasi vendos sfidën, Milinkoviç: Për këtë humbje lojtarët do japin llogari

- ALDO BUZI

Egnatia surprizon Kukësin në Rrogozhinë duke fituar 1-0 në përballjen e tyre të parë në Kupën e Shqipërisë. Një gol i shënuar në minutën e 14-të nga mbrojtësi Bakiasi vulosi sfidën. Edhe pse me Bakaj, Musolli apo Alijev në fushë, kuksianët nuk ia dolën të shmangnin humbjen ndaj rrogozhina­sve të superkarik­uar. Në fund, vendësit e kanë kthyer në festë suksesin ndaj kampionëve të Shqipërisë. NDESHJA

Fillimisht, Bakaj e Alijev kanë mundësi për të kaluar kuksianët në avantazh, por nuk janë të saktë në finalizim. Në të 14-ën janë vendësit që surprizojn­ë. Një aksion model Karaj-Gjoka me këtë të fundit që pason te Bakiasi që godet saktë dhe shënon. Goli bën që rrogozhina­sit të jenë më aktivë në fushë ndryshe nga miqtë që e kanë të vështirë të dalin në lojën e tyre. Në minutën e 35- të, Kukësi mbeti me dhjetë lojtarë pasi Memini u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrjej­e të fortë. Rrogozhina­sit janë fare pranë golit të dytë në të 37ën, por goditja e Selimajt grushtohet në kohë nga Koci. Pjesa e dytë do të fillojë me dy zëvendësim­e nga trajneri

Milinkoviç që aktivizon Gurin dhe Krkotiç për t'i dhënë freski lojës. Kukësi do të jetë në sulm në kërkim të barazimit dhe në minutën e 73-të Etemi nuk arrin të godasë siç duhet pasi Haremi pret në pozicion. Pavarësish­t se minutat e mbetura Kukësi mund të barazonte rezultatin, mbrojtja e Egnatias ishte në lartësinë e duhur. TRAJNERËT

Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, u shpreh: "Kukësi që luajti përballë Egnatias nuk ishte ai i kampionati­t. Menduam t'u japim hapësira lojtarëve të stolit, pasi siç dihet ne na pret një sfidë me Partizanin. Takim të cilin e vlerësojmë maksimalis­ht sepse vlen shumë në ecurinë tonë. Për humbjen e sotme dhe asaj të mëparshme me Tiranën, lojtarët do të japin llogari te ne". Ndërsa tekniku i Egnatias, Vladimir Gjonaj, tha: "Arritëm një fitore bindëse ndaj Kukësit. Duke bërë një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave. Goli na bëri që të jemi më të lirshëm në lojën tonë".

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania