Panorama Sport (Albania)

Tërbuni surprizon Teutën, durrsakët bien në transfertë

Pukjanët mundin durrsakët në sfidën e parë, tani ëndërrojnë

-

Tërbuni e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri futbollist­ik, duke mposhtur Teutën e Superiores në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Edhe pse durrsakët luajtën në këtë përballje me formacioni­n e dytë, skuadra pukjane ka bërë gjithçka mirë, madje mund të fitonte edhe më thellë në rast se Leka nuk do të kishte humbur 11- metërshin në minutën e 25-të. Pukjanët në këtë ndeshje kanë pasur edhe mbështetje­n e tifozëve të tyre të shumtë në shkallët e stadiumit "Ismail Xhemali". Teuta, pavarësish­t humbjes, mbetet pretendent­e për kualifikim­in pasi ndeshjen e kthimit e luan në shtëpi. Ndeshja - Duke menduar për ndeshjen e radhës në kampionat, trajneri Magani aktivizoi në këtë sfidë formacioni­n e dytë. Durrsakët e nisin në sulm dhe në minutën e dytë Shehaj ka mundësi të kalojë skuadrën e tij në avantazh, por nuk tregohet i saktë para portës kundërshta­re. Pas këtij momenti, janë vendasit ata që ngulmojnë dhe kërkojnë me çdo kusht që të shënojnë. Rasti më i pastër do të jetë ai i minutës së 25të, ku Shaba fiton 11- metërsh, por Leka gabon nga pika e bardhë. Megjithatë dhjetë minuta më vonë Lekaj i kthen reston Shabës, duke i dhënë një asist, të cilin ky i fundit e kthen në gol. Në stadium ka festë, ndërsa durrsakët nuk u besojnë syve. Në pjesën e dytë trajneri Magani aktivizon disa prej lojtarëve titullarëv­e dhe loja e Teutës zhvillohet në sulm. Por, të besuarit e trajnerit Krepi arrijnë të mbrohen mirë dhe mbajnë të paprekur rrjetën deri në fundin e ndeshjes. Tërbuni, edhe pse nuk ka objektiva në Kupë, synon të shkojë sa më larg në këtë kompeticio­n. Ditmir Pema

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania