Panorama Sport (Albania)

Burreli thyen Erzenin dhe shpreson

Dy skuadrat mendojnë për kampionati­n, aktivizojn­ë rezervat në Kupë

-

Ndonëse nuk i është dhënë asnjëherë rëndësi e madhe garës për Kupën e Shqipërisë, ekipi matjan ia doli mjaft mirë në përballjen e parë zyrtare pas merkatos së verës. Burreli fitoi në shifrat 2-1 përballë Erzenit të Shijakut, megjithëse të dy ekipet ishin rezervuar në formacion për shkak se të shtunën nis kampionati. Pjesa e parë e takimit nuk dha asnjë rezultat me gjithë rastet që patën të dy ekipet, duke e mbyllur këtë pjesë me porta të paprekura. Në të 29' është Kurbneshi që mund të shënonte, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës mike. Ndërsa në të 40'-ën është Bardhi që vë në vështirësi portierin vendas, por pa arritur të shënojë. Dy minuta nga starti i pjesës së dytë janë matjanët që kalojnë në avantazh. Kaloshi gjuan nga një distancë e largët dhe tund rrjetën e portës mike. Xhemalaj rrezikon në të 61-ën, ndërsa Troplini godet shtyllën në aksionin pasardhës. Në minutën e 71' matjanët fitojnë një penallti, e cila do t'i besohej për ekzekutim Stanës. Portieri mik tregohet i vëmendshëm dhe nuk lejon topin të shkojë në rrjetë. Tre minuta më vonë, miqtë barazojnë shifrat me anë të Vathit, pas një rrëmuje në zone. Në minutën e 81' Farruku kalon Burrelin në avantazh dhe i jep fitoren në këtë përballje. Në një ekzekutim të një goditjeje dënimi, Farruku e dërgon topin në rrjetë të paprekur nga askush. Në pjesën e dytë, performanc­ën më të mirë në fushë e patën matjanët, pasi ditën të qarkullojn­ë topin dhe të zhvillojnë aksione të shpejta. Dritan Kurti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania