Panorama Sport (Albania)

Vllaznia del huq në Krujë

Kuqeblutë kursehen në Kupë, Andi Ribaj protestë dhe ndëshkim për penallti

- BUJAR BALLIU

Kastrioti dhe Vl laznia barazuan 0-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë eliminator të Kupës së Shqipërisë. Rezultati i bardhë i këtij takimi, të zhvilluar në stadiumin "Kastrioti", lë të hapur edhe kualifikim­in në ndeshjen e kthimit. Dy nga lojtarët e afruar me bujë te Kastrioti, Enco Malindi dhe Emiljano Çela, nuk u aktivizuan për të qenë të gatshëm në premierën e kampionati­t të së Parës, që krutanët e nisin në Burrel. Edhe te Vllaznia, lojtarë si Lika, Hasani dhe Kruja u lanë pushim për ndeshjen e radhës, atë me Teutën.

NDESHJA - Loja nis e vakët me të dyja skuadrat që vetëm e qarkullojn­ë topin, por janë krutanët ata që mundohen të rrezikojnë me nigerianin Kabiru. Çinari dhe Astina kombinojnë bukur me njëri-tjetrin, por e kanë të vështirë t'i afrohen portës krutane, pasi mbrojtja vendëse kryen me përpikëri detyrat. Rasti ideal për të kaluar në avantazh ishte në minutën e 21-të, por portieri Selimaj largon rrezikun duke e grushtuar topin. Sulmi i Vllaznisë nuk

po funksionon si duhet dhe Cungu e "freskon" atë me afrimin më të fundit në radhët e kuqebluve, sulmuesin Andi Ribaj, i cili zë vendin e Bardullës. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura dhe, me nisjen e pjesës së dytë, është sërish Vllaznia që kryen një

zëvendësim: Gurishta i lë vendin Mehmedajt. Në të 50ën, Denis Dyca, i huazuar te Kastrioti nga Vllaznia, tenton portën, por pa rezultat. Kundërpërg­jigjja e shkodranëv­e vjen nga Ribaj, i cili në dy raste tenton portën, por Kuka bëhet shpëtimtar. Në të

65-ën, tekniku Cungu aktivizon Isufin, lojtari i Kombëtares U-19, i cili i jep freski lojës së Vllaznisë. Shkodranët zgjohen dhe shtojnë sulmet, me Kalanë, Çinarin dhe Ribajn. Ky i fundit, në një pretendim për penallti, ndëshkohet me karton të verdhë për simulim nga kryesori. Megjithatë, rastet evitohen më së miri nga Kuka që, herë pas here, shpëton për mrekulli katërkëndo­rin e portës, duke e lënë të paprekur atë. Kundërpërg­jigjet e krutanëve nuk mungojnë, por rrjetat mbeten të paprekura deri në fundin e takimit.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Kastrioti-Vllaznia, 0-0
Moment nga ndeshja Kastrioti-Vllaznia, 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania