Panorama Sport (Albania)

Luftëtari likuidon Elbasanin, portieri Ruçi si... spektator

Luhet një ndeshje formale, shënojnë Janku, Zogaj dhe Nunes

-

Luftëtari kalon pa shumë probleme Elbasanin në ndeshjen e parë të Kupës, teksa miqtë nga Gjirokastr­a kanë triumfuar në shifrat e pastra 0 me 3. Dy golat e Jankut dhe Zogajt në limitet e pjesës së parë dhe rrjeta e Nunes në të 83-ën u dhanë fitoren miqve. Ndërkohë, Elbasani u paraqit në fushë me ekipin e të rinjve, ndërsa Luftëtari me ekipin e dytë. Përballja nis vrullshëm për miqtë, të cilët hidhen në sulm që nga minuta e parë për të gjetur golin e avantazhit. Gjithsesi, verdheblut­ë janë vendosur mirë mbrapa dhe u bëjnë ballë sulmeve të miqve. Vendësit mundohen të shtyjnë përpara, por hasin vështirësi në fazën sulmuese, duke mos rrezikuar dot portën e Ruçit. Verdheblut­ë aplikojnë kundërsulm­in, por mungon forca goditëse. Gjithsesi, gjirokastr­itët do të shpërblehe­shin në të 39-ën, teksa Janku godet me kokë në zonë pas një krosimi dhe sfera ndalet në rrjetë. 0 me 1 dhe ka kohë

për një tjetër gol të Zogajt, i cili i vetëm nuk shpërdoron në minutën e 44-ët dhe 0-2. Miqtë e nisin sërish vrullshëm edhe të dytën, teksa Pergjini godet shtyllën pas një goditjeje në afërsi të zonës. Ndërkohë, vendësit janë të pafuqishëm për të rrezikuar, duke bërë që Ruçi të jetë spektator. Gjithsesi, miqtë nuk tolerojnë dhe në minutën e 83-të trefishojn­ë me një goditje të hidhur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Mbyllet gjithçka 0 me 3.

FERNANDEZ - Për numrin një të pankinës së gjirokastr­itëve, Daniel Fernandez, problem ka qenë udhëtimi i gjatë. "Ishte një ndeshje që ne e kishim vlerësuar, pasi Elbasani meriton respekt. Erdhëm me futbollist­ët që nuk kanë hapësirë, pra me ekipin e dytë. Ishte një përballje që vinte pas katër orësh udhëtim, por më pëlqeu mënyra sesi skuadra u soll në fushë", u shpreh Fernandez. Vladimir Mema

 ??  ?? Çast nga ndeshja Elbasani-Luftëtari
Çast nga ndeshja Elbasani-Luftëtari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania