Panorama Sport (Albania)

Turbina përmbys Korabin, një hap drejt kualifikim­it

- GOLAT: TURBINA: KORABI: GJYQTARËT: VËZHGUES: DELEGAT: KARTONË TË VERDHË:

Turbina ka triumfuar përballë Korabit, megjithëse kjo e fundit kaloi në avantazh të dyfishtë që në start të takimit. Dy skuadrat e të njëjtit nivel, të së Parës, e kanë cilësuar ndeshjen e Kupës si një rast për të parë gjendjen në raport me rivalët 3 ditë përpara nisjes së kampionati­t. Në fraksionin e parë u shënuan katër gola, nga dy për secilën skuadër. Fillimisht dallohen dibranët, teksa kanë shënuar brenda 17 minutash 2 gola. I pari me anë të mbrojtësit Turhani që ka shënuar me kokë dhe, më pas, Armend Murrja me një supergol. Ky i fundit, pas një shpërthimi në radhët e mbrojtjes, me një gjuajtje të fortë nuk i ka dhënë kohë portierit Malaj të reagonte. Por, më tej loja e tyre bie shumë dhe skuadra e Turbinës arrin të ekuilibroj­ë brenda 45minutësh­it të parë. Është Endri Baku ai që shkurton rezultatin duke dalë i vetëm me Selacin dhe, më pas, është veterani Julian Gërxho që tregon mjeshtërin­ë gjatë një ekzekutimi të një goditjeje dënimi nga 25 metra, duke çuar skuadrat në pushim me barazimin 2-2. Në fraksionin e dytë, skuadra e Turbinës është edhe më e qartë dhe, gjatë një krosimi në zonë, qendërmbro­jtësi Peqini godet me kokë dhe përmbys gjithçka në 3-2. Janë raste pa fund e sulmues që nuk arrijnë të shënojnë. Në fund të takimit, dy trajnerët komentuan rezultatin.

Sinan Bardhi: "Kjo përmbysje e ekipit tonë erdhi si rezultat i fazës së mirë përgatitor­e që ne kemi zhvilluar. Takimi na vlejti për fillimin e kampionati­t, ku pamë gjendjen reale të ekipit", tha Bardhi, ndërsa Julian Ahmataj u shpreh: "Skuadra jonë është ndërtuar totalisht nga fillimi. Nuk kemi pasur kohën e duhur në dispozicio­n për të ndërlidhur repartet, gjithsesi ne do t'i hapim punë çdo ekipi". Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania