Panorama Sport (Albania)

Skandal në Skrapar, policia braktis Tomori-Bylis

Ndeshja "shkon dëm" edhe në fushë asnjanëse

- ERIS SYLYKU

Ndeshja e raundit të parë për Kupën e S h q i p ë r i s ë , ndërmjet Tomorit dhe Bylisit në stadiumin e Skraparit, është ndërprerë në minutën e 67-të për shkak të mungesës së forcave të rendit, duke mos bërë që takimi të përfundojë i plotë. Një vendim i tillë është marrë nga zyrtarët e FSHF-së, të cilët ndodheshin aty, duke mos lejuar vazhdimin e kësaj sfide pa praninë e policisë. Kushtet jo fort optimale për zhvillimin e kësaj sfide, pas terrenit të papërshtat­shëm në rrethinat e impiantit, kanë detyruar kreun e Komisariat­it të Skraparit që të distancohe­t, duke mos marrë përsipër mbulimin e këtij takimi. Megjithatë, krahas këtyre problemati­kave, situata ka qenë shumë e qetë dhe pa praninë e tifozëve të të dyja skuadrave.

SIGURIA - Një patrullë policie e gjendur në rrethinat pranë stadiumit krijonte siguri në ambientet brenda fushës së blertë, ku në këtë mënyrë është lejuar edhe shkelmimi i parë i topit. Ndërkohë që loja vazhdonte me ritme të këndshme, patrulla e policisë kryente itinerarin e saj të përditshëm, duke inspektuar

zonën. Kështu loja ka vazhduar deri në minutën e 67-të kur zyrtarët e FSHF-së vendosen të ndërpresin ndeshjen pasi makina e policisë ishte larguar nga rrethinat e impiantit.

NDESHJA - Loja ka nisur e qetë për të dyja skuadrat,

teksa miqtë janë parë më të motivuar për të kërkuar fitoren. Beratasit janë të përqendrua­r te ndeshja e fundjavës ndaj Pogradecit, në një kohë që për ballshiotë­t çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, duke e vlerësuar atë maksimalis­ht. Skuadra mike ka

pasur dy raste mjaft të mira në pjesën e parë, Hoxhaj dhe Buzi i janë afruar golit. Ky i fundit ka goditur shtyllën me një goditje nga jashtë zone. Ndërkohë, beratasit kanë reflektuar pas disa minutave duke tentuar me Bubën, por pa sukses. Në minutën e 58të, Limaj nuk ka gabuar afër zonës së Haxhit duke kaluar të tijtë në avantazh.

TRAJNERI - Në pankinën e Tomorit ka qenë i pranishëm vetëm fizioterap­isti Elton Fani, i cili ka pasur në një mënyrë edhe frenat e skuadrës, pasi trajneri Dule nuk ka udhëtuar me ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania