Panorama Sport (Albania)

Fierakët garë me penalltitë, Lushnja shpërdoron avantazhin

Pepa shënon i pari, Krasniqi lë pezull kualifikim­in

-

Apolonia dhe Lushnja janë ndarë në barazim në sfidën e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, në rezultatin 1- 1. Trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, ka debutuar zyrtarisht. Bano ka hedhur në fushë një formacion tërësisht të ndryshuar nga ndeshja kundër Vllaznisë. Megjithatë, lagunarët kanë qenë më superiorë se Apolonia, një ekip anemik dhe pa fantazi. Në minutën e 12-të, Pepa merr një top të gjatë nga mesfusha e tij, shfaqet i vetëm ballë Çakos dhe shënon me lehtësi. Reagimi i Apolonisë është i dobët. Vetëm në minutën e 27-të shënohet rasti i parë i fierakëve, teksa i ri Mihana shfaqet i vetëm me portierin mik Spaho, por sulmuesi i Apolonisë e ekzagjeron me fintet. Me fillimin e pjesës së dytë, Apolonia përmirëson shumë lojën dhe i jep asaj karakter sulmues. Si rrjedhojë, rastet për shënim janë të shumta, por portieri Spaho kryen si duhet detyrën e tij. Dëshira dhe oreksi i fierakëve për të shënuar golin e barazimit sa vjen e shtohet, por ata hasin në një mbrojtje të organizuar të lagunarëve. Megjithatë, në minutën e 81-të, pas një sulmi të shpejtë dhe ndërhyrjes tepër të gabuar të mbrojtjes lushnjare, fitojnë një penallti që ekzekutohe­t nga Hysenshaha­j i

aktivizuar në pjesën e dytë, por topi godet shtyllën e majtë pingule. Pas një minute, ka një tjetër penallti, këtë herë e shkaktuar nga Spaho. Ekzekuton Krasniqi, duke e dërguar topin në rrjetë, 1-1. Ky rezultat mjafton për fundin e takimit. Në fund të ndeshjes, Ndriçim Kashami, GOLAT: Krasniqi 82' (11-m)/ Pepa 12'.

APOLONIA: Çako, Braka, Kuçi, Broshka, Troka, Llambi (K.Mehmeti 68'), Andoni (Hysenshaha­j 46'), Mihana (Prifti 46'), Dimo, Sota, Krasniqi. ( Në dispozicio­n: Hasfatia, Velo, Gjata, Kondakçiu). Trajner: N.Kashami. LUSHNJA: Spaho, Prençi, Bufasi, Magani, Marku, Alushi, Papa (Gava 63'), Meto, Vodo, Çela (Branica 63'), Pepa. ( Në dispozicio­n: Bejte, Ruço, Shkullaku, Canka, Sefa). Trajner: A.Bano. GJYQTARË: H.Llapra, R.Malaj, E.Bulaj (Vlorë) KARTONËTËV­ERDHË: Dimo 51'/ Spaho 81', Pepa 83'.

trajneri i Apolonisë, u shpreh: "Përgjithës­isht jam i kënaqur me lojën e skuadrës, sidomos në pjesën e dytë. Në fillim patëm probleme me terrenin. Problem i ndjeshëm për ne është fakti se krijojmë shumë raste, por çalojmë në finalizim". Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania