Panorama Sport (Albania)

Shkumbini i pamotivuar, Pogradeci i jep leksion

Fetollari: Kemi objektiva në Kupë dhe kampionat

-

Shkumbini është mundur me rezultatin e pastër 0-2 ndaj Pogradecit në takimin e parë të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, duke startuar me disfatë ndeshjet zyrtare për sezonin e ri. Ishte një humbje "e paralajmër­uar" e vendësve, të cilët, gjatë kësaj periudhe, kanë shfaqur një sërë problemesh që lidhen me numrin e pakët të futbollist­ëve në dispozicio­n. Edhe dje, trajneri Branica i ka pasur të kufizuara zgjedhjet. Nga ana tjetër, skuadra e Pogradecit, me një organikë më të plotë, ka ditur të marrë maksimumin nga kjo sfidë, duke hedhur një hap të sigurt drejt raundit tjetër. Ndeshja ka nisur e qetë nën një ritëm mesatar dhe të dyja skuadrat më tepër studiojnë njëratjetr­ën. Ky ritëm i ulët prishet disi me golin e realizuar nga miqtë në minutën e 5-të, kur Çekiçi përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendëse dhe e dërgon topin në rrjetë. Goli i pësuar nuk solli ndonjë reagim te vendësit, të cilët dukeshin të pamotivuar në këtë sfidë. Pjesa e parë flet më mirë për miqtë, të cilët e mbyllin në avantazh. Në fraksionin e dytë, të dy trajnerët kryejnë zëvendësim­et e mundshme dhe loja merr tjetër ritëm. Vendësit mundohen të barazojnë, mirëpo rastet për gol i kanë miqtë. Gardiani Ajazi shpëton mrekullish­t tri herë portën nga golat e sigurt. Trajneri

Branica nuk ka se çfarë të kërkojë më shumë nga futbollist­ët e tij, teksa në fushë janë aktivizuar edhe disa lojtarë mjaft të rinj dhe pa eksperienc­ë. Në minutën e 77-të, Kame dyfishon shifrat për liqenorët dhe vulos rezultatin. Pogradeci hedh një hap të sigurt drejt raundit tjetër.

Numri një i pankinës së Pogradecit e ka hedhur menjëherë pas krahëve triumfin e arritur dje. "Synimet tona mbeten si në Kupë edhe në kampionat, ndaj edhe sot (dje) arritëm një rezultat pozitiv. Tani të mendojmë për ndeshjen në kampionat", tha Festim Fetollari. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania