Panorama Sport (Albania)

rikë n a lar i!i, "nteri tenton t#i fshijë klauzolën "kardit

Referojnë t!ia he"in ose rrisin në #$$ mln

-

Pavarësish­t se Mauro Ikardi ka pranuar disa herë se dëshiron që të qëndrojë në Milano, këtë verë shumë kishin frikë se ndonjë klub i Premier Ligës do të shpenzonte 110 milionë euro për të paguar klauzolën e prishjes së kontratës së argjentina­sit, mbi të gjitha për shkak të 24 golave të shënuar në një sezon absolutish­t negativ nga ana e klubit të Interit. Por, gjatë një merkatoje vere ku u shpenzuan 222 milionë euro për Nejmarin, 180 për Mbapenë dhe 145 për Dembelenë, rreziku që kapiteni i Interit të vihet sërish nën shënjestrë­n e klubeve kryesore europiane ekziston, duke marrë në konsiderat­ë paraqitjet e tij të shkëlqyera në këtë fillimsezo­ni. Dhe kjo është arsyeja që, sipas "La Gazzetta dello Sport", zikaltrit kërkojnë që t ë prekin klauzolën e prishjes së kontratës aktuale të Mauritos: Klauzola e kontratës së sulmuesit argjentina­s është e vlefshme vetëm për klubet e huaja deri më 15 korrik, por brenda dy javëve mund të fshihet përfundimi­sht. Megjithatë, që kjo të ndodhë duhet edhe miratimi i futbollist­it. G bjektivi i drejtuesve zikaltër është që ta rrisin klauzolën në afro 200

milionë euro dhe, nëse do të ishte e mundur, pse jo edhe ta hiqnin fare atë, ashtu siç bënë me Ivan Perisiçin, kontrata e re e të cilit nuk ka asnjë çmim prishjeje. Tani mbetet për t'u takuar me menaxheren e futbollist­it, Vanda Narën, afro një vit pas rinovimit: gruaja e sulmuesit

pas pak ditësh do të prezantojë edhe librin e shkruar së bashku me Paolo Fontanesin "Kampion në fushë dhe në jetë". Ikardi ka shkruar edhe parathënie­n e këtij publikimi për fëmijë, një pjesë e mirë e fitimeve të të cilit do të shkojnë për bamirësi.

 ??  ??
 ??  ?? Pamje e re për sulmuesin argjentina­s, i cili në stërvitjen e ditës së mërkurë është shfaqur me flokët e lyera në biond platin.
Pamje e re për sulmuesin argjentina­s, i cili në stërvitjen e ditës së mërkurë është shfaqur me flokët e lyera në biond platin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania