Panorama Sport (Albania)

“Ronaldo mund të shënonte 4 gola”

Bejl u vërshëllye nga tifozët, Zidan e merr në mbrojtje: Dëgjova vetëm duartrokit­je

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Jo vetëm "Santiago Bern abeu" dhe tifozët e tij, por edhe Zinedin Zidan ishte i lumtur që rishihte Kristiano Ronaldon në aksion. Në ndeshjen ndaj APOEL-it, ai realizoi një dopietë, por për trajnerin e Realit të Madridit duket qartë që pezullimi e ka "ndryshkur" disi, pasi ritmi i ndeshjeve është tjetër kundrejt stërvitjes. "Jemi të lumtur që e kemi nisur me hapin e duhur aventurën në Ligën e Kampioneve, sepse, edhe pse mund të dukej e lehtë, mos harrojmë se APOEL-i është një skuadër me eksperienc­ë dhe ka lojtarë që e njohin mirë këtë arenë, por ne nuk mund të gabonim në një sfidë të tillë. Kristiano më në fund? Ronaldo nuk ka dyshime se është futbollist­i më i fortë në botë dhe asnjëherë nuk del pa shënuar, kur i jepet shansi. Ndoshta, pezullimi që po vuan e ka lënë disi jashtë ritmit të ndeshjeve, sepse po të ishte ndryshe, kundër APOEL-it jam i sigurt se do të kishte realizuar katër gola.

Skuadra po reagon? Jam i kënaqur, mbi të gjitha për atë që ndërtuam në pjesën e dytë. Fatkeqësis­ht, ky fillimsezo­ni ka nisur me disa telashe për ne, por jam i bindur që gjërat do të shkojnë në vendin e tyre shumë shpejt. Ronaldon do ta kemi shpejt edhe në kampionat dhe gjërat do të xhirojnë ndryshe. Bejl u vërshëllye sërish? Personalis­ht nuk kam

dëgjuar gjë, përveçse duartrokit­jeve për të, - vazhdon trajneri i Realit të Madridit, i cili e merr me humor edhe kur pyetet për golin me roveshatë të Ramosit. - Goli i tij? As unë nuk do të kisha mundur ta bëja atë gjest aty, duke parë se si karamboloi topi në

kokën e mbrojtësit kundërshta­r. Por Serxho të habit ditaditës dhe golin e kërkon shpesh, duke qenë se me kokë është një 'snajper'. Le të themi që kjo ishte një roveshatë e veçantë, por e rëndësishm­e për lojtarin dhe për të gjithë skuadrën", përfundoi Zidan.

 ??  ?? Ronaldo feston një nga golat e djeshëm
Ronaldo feston një nga golat e djeshëm
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania